Atentat në Krujë, një i vrarë dhe dy fëmijë të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës në Larushkë të Krujës ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Bëhet e ditur se persona të paidentifikuar kanë qëlluar ndaj shtëpisë Gentian Bejtjes, ku është vrarë kunati i tij, Ramazan Sino dhe janë plagosur dy fëmijët e tij. 13-vjeçar, Alvi Bejtja është në gjendje të rëndë. Ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Sipas burimeve, në urgjencë kanë mbërritur të plagosur 2 fëmijë, njëri prej tyre Alvi (që sipas Policisë është 18-vjeç) i cili është në gjendje të rëndë për jetën dhe është i intubuar.

Nga atentati me armë zjarri, humbi jetën Ramazan Sino, ndërsa shënjestër e atentatit ka qenë Gentjan Bejtja, person me precedent penal. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15, në fshatin Larushk, në Krujë.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autorëve.

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë, pasi së bashku me Enver Stafukën, ishin personat që vodhën makinën e përdorur për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në shkurt të vitit 2013. Gjithashtu, ish-polici Bejtja i ka shpëtuar edhe një atentati me minë të telekomanduar në vitin 2016, ndërsa ka edhe precedentë penalë në krimet ndaj pronës.

About Redaksia

Check Also

Hapi i parë i Berishës pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se cilat do të jenë hapat e …

Leave a Reply