Berisha: Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale. Ai tha se, Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri, komisionet elektorale ishin më të pabarabartat në historinë e këtij vendi.
“Nëse partia në pushtet disponoi të gjitha fondet, të gjithë makinerinë shtetërore e shndërroi në makineri elektorale, partia kundërshtare, PD, e futur në garë me të njëjtin numër kandidatësh, pati zero lekë mbështetje nga fondet publike.
Rama si diktator i vërtetë, caktoi kryetarin e koalicionit të opozitës, çka nuk ndodh kurrë në një vend të lirë.
Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri. Komisionet elektorale ishin më të pabarabartat në historinë e këtij vendi.
Për herë të parë, 876 mijë qytetarë u prekën me para nga qeveria për të publikuar ose blerë votën e tyre.
1.3 milionë zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit. U krijua një armatë prej 520 mijë zgjedhës shëtitës.
Dita e votimit ishte ditë kulmore e farsës elektorale. Vetëm në një numër të kufizuar qendrash në bashkinë e Kuçovës janë konstatuar mbi 500 raste votimi në grup, familjar ose në shoqëri. Imagjinoni sa janë në të gjithë bashkinë e Kuçovës.
Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj.
Mediat ishin në kontroll të plotë të qeverisë. Rama bllokoi të gjitha ekranet televizive në funksion të fushatës së tij.
Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale.
Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan, drejtues lokal, kandidatë, anëtarë, mbështetës të PD, në këtë dokumentacion mijëra faqesh.
Dua të falënderoj grupin e punës që është sot përpara jush për këtë raport të shkëlqyer, të plotë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Xhaçka”/ Zhupa-Spiropalit: Mos mbani peng Kuvendin për interesa klienteliste

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoqëruar me debate, gjatë ditës së sotme. Debati …

Leave a Reply