Guvernatori çertifikon pastrimin e parave me rënien e euros: S’kemi çfarë të bëjmë

Kursi i këmbimit po vjen si rrjedhojë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik, në këto kushte Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë, tha sot Guvernatori i BSH, Gent Sejko në një konferencë për median pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes.

“Hyrja e euros në vend po stimulohet nga flukset e turizmit dhe investimet e huaja. Blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt dhe remitancat. Për rrjedhojë Banka nuk arsye të ndërhyrje në kursin e këmbimit”, tha Sejko.

Ai tha se javën që vjen do të diskutohet efektet e kursit të këmbimit me bankat tregtare dhe shoqatat e eksportit, për të ndihmuar bankat dhe bizneset nga kreditë e këqija për të shikuar mundësi të ristrukturimi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro u këmbye sot me 104.55 lekë, me një rënie prej 0.3 lekësh në raport me ditën e mëparshme, duke arritur në një tjetër rekord minimal historik, që nga viti 2002, kur euro filloi të funksiononte si monedhë fizike. Që nga fillimi i këtij viti euro ka rënë me 11.5 lekë, ose me gati 10%, ndërsa këmbehet me 14.4 lekë (12.1%) më pak se 5 korriku i një viti më parë. Rënia ka qenë më e theksuar duke filluar nga maji.

Ndërkohë, gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar me raportin e BSH, që vlerësonte ecurinë e ekonomisë në vend.

“Deklarata e BSH sot është një perlë:

“Nga ana tjetër, presionet e brendshme inflacioniste vijojnë të mbeten të larta, në pasqyrim të kërkesës së lartë për mallra e shërbime, të kushteve të shtrënguara në tregun e punës … Në të njëjtën kohë, ngadalësimi i ritmit të rritjes kishte një bazë relativisht të gjerë, ndonëse ai ishte më i spikatur në sektorët e ndërtimit e të industrisë dhe në përbërësin e konsumit familjar”.

Dhe e gjitha kjo është në të njëjtin paragraf. Pra, kërkesa është e lartë, por konsumi është ngadalësuar. Si filmat me Fantocin,” shkruan gazetari.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjata telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me …

Leave a Reply