Masakra e 14 majit/ Bylykbashi: Do publikojmë emrat e atyre që kanë blerë vota në të gjitha qarqet

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, gjatë debatit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me raportin e prezantuar sot, për farsën elektorale të 14 majit në vend.

Bylykbashi bëri një paralelizëm me raportin e përgatitur nga opozita në vitin 2000, kundër zgjedhjeve të  organizuara nga qeveria socialiste e kohës.

“Ajo që kemi prezantuar sot ndoshta është fillimi i një procesi publik, por ne që gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve në mënyrë konstante e deri më sot, kemi vazhduar dhe kemi çuar pa fund, raporte dhe analiza, fakte e prova, me filmime në OSBE-ODIHR.

Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm që bëri PD, ato të vitit 2000 që kanë qenë zgjedhjet më të këqija, dhe këto të fundi i janë afruar shumë. Në atë kohë rriheshin komisionerët nga policia në qendrat e votimit.

Ndërkohë që ndërkombëtarët lokalë ngazëllyen për fitoren e PS-së në atë kohë, deklarata paraprake e ODIHR tha se ishin një hap përpara zgjedhjet, por puna që bëri në atë kohë opozita, Sali Berisha dhe gjithë grupi i bashkëpunëtorëve të tij, që çuan prova në Bruksel, në Varshavë, Vjenë, bëri që raporti përfundimtar i ODIHR të dilte me njolla të zeza, shumë të rënda.

Ishte ai proces që prodhoi deklaratën edhe rezolutën e PE-së për zgjedhjen konsensuale të presidentit të Republikës, pavarësisht se PS në atë kohë i kishte 84 votat që ta zgjidhte vetë.

Ishte ajo që çoi më pas nën presionin ndërkombëtar të marrëveshjes së 5 prillit 2002 mes Nanos dhe Berishës që hapi rrugën e zgjedhjes konsensuale të presidentit, reformën e parë konsensuale zgjedhore që filloi pak muaj më pas dhe zgjati 1 vit.

U ndryshuar prokurori i Përgjithshëm, kreu i SHISH. Pra pati një seri veprimesh të mëdha që e futën vendin në një rrugë konsensualiteti. Por ishte kjo përpjekje, ky çmontim pjesë për pjesë që prodhoi një ndërgjegjësim të ndërkombëtarëve, dhe të opinionit publik’. Nje volum te tille nuk e kemi pare me pare. Sot keni pare pak, sepse eshte nje pune qe vazhdon. Do të dalin emrat e atyre që kanë blerë vota në të gjitha qarqet”, tha Oerd Bylykbasi.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply