Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ofendoi studentët e mjekësisë kur tha se ishin mbledhur një grup prej 10-15 personash. Ai reagoi ndaj kryetarit të opozitës, Sali Berisha, që kërkoi tërheqjen e projektligjit që kushtëzon mbajtjen e diplomës.
Kreu i opozitës, Sali Berisha, reagoi duke i thënë Ballës se, është eksponent i krimit.
“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, i ngelur jetim që nuk i shkon mbrapa më askush dhe siç e thashë në mëngjes, ju jeni të gatshëm të tërhiqni ose të gënjeni këdo, mjafton të bëhen 10-15 veta për një protestë. Ky projektligj do kthehet në ligj në datën 20 korrik. Është rasti më i mirë që të mos bini pre e një keqinformimi, një budallallëku që t’i shkoni nga mbrapa disa zërave që thonë se po shkelet Kushtetuta. Nuk po shkelet Kushtetuta”, tha Balla.
Ndërkohë, kreu i opozitës, Sali Berisha, reagoi duke i thënë Ballës se është eksponent i krimit.
“Të dashur studentët dhe gjimnazistë.
Parafolësi është një eksponent i botës së krimit. Është një person që përfaqëson këtu klanet më të rrezikshme, më mafioze të vendit. Është një person, i cili në dosjet e prokurorisë figurojnë dhjetëra kilometra të tëra telefonata me vrasës, trafikantë, përdhunues, etj. Asnjëherë mos prisni kurrë që kjo racë e shpifur që ka pushtuar parlamentin, të mendojë ndryshe, përveçse keq për ju dhe me urrejtje.
Meqë përmende xhaxhin tënd, unë nuk e kam vizituar kurrë atë. Por po vazhdove do të tregoj historinë e qershive, kur të nxirrte sekretari i parë te qershia,” tha Berisha.