Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nëpërmjet një postimi në Twitter se qeveria shqiptare ka dorëzuar mëngjesin e sotëm në Ministrinë e Jashtme të Kosovës për të firmosur 13 marrëveshjet e mbledhjes së përbashkët mes 2 qeverive.
Pas këtij hapi, Rama pret që Kurti të konfirmojë takimin me të, pasi Rama do të shkojë sot në Prishtinë në kuadër të turit të dij dy ditor në Ballkanin Perëndimor.
Gjithahstu kryeministri postoi në Facebook foton nga aeroporti duke firmosur 13 marrëveshjte e mbledhjes së dy qeverive.
“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, shkruan Rama.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Kurti, përmes një deklarate në media, u shpreh se nuk do të zhvillojë takim me Ramën pa u zhvilluar mbledhja mes dy qeverive, e cila ishte planifikuar më 14 qershor, por u anlua nga kryeministri shqiptar për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
Mbetet për t’u parë nëse Kurti do të mjaftohet me 13 marrëveshjet e firmosura nga qeveria shqiptare, apo do të refuzojë sërish takimin me Ramën deri në një mbledhje mes dy qeverive.