Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në Bosnje dhe Kosovë merr në pyetje Vuçiç

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, deklaroi në Euronews Albania se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë në Hagë në lidhje me krimet e luftës në Bosnjë dhe Kosovë.

Berisha tha se së bashku me Vuçiç është marrë në pyetje dhe ministri i Jashtëm, i Serbisë, Ivica Daçiç.

“Vuçiçi, mes datave 26 dhe 28 qeshor, është marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara për Serbinë për krimet e luftës në Bosnjë, në Kosovë dhe në ish-Jugosllavinë. Edhe Vuçiçi edhe Daçiçi janë marrë në pyetje atje. Presidenti serb e ka një situatë shumë destabile brenda vendit. Ai ka dhënë shumë deponime për kryerjen e krimeve në radhën e politikës serbe, për Sheshelin e të tjerë” tha Berisha.

Gjithashtu, deputeti i Kuvendit të Kosovës shtoi se kryeministri Edi Rama ndërpreu në mënyrë radikale pjesëmarrjen e Shqipërisë në Open Balkan në momentin që mori vesh se presidenti serb ishte thirrur në Hagë.

Ai shtoi se tashmë palët do t’i rikthen Procesit të Berlinit, takimi i radhës të së cilit do të mbahet në Shqipëri në mesin e muajit tetor.

“Unë kam qenë në dilemë se si ka mundësi që në një moment pati një ndryshim kaq radikal të përmbyllet misioni i Open Balkan. Dhe kur mësova se zoti Vuçiç është marrë në pyetje nga Dhomat Speciale për Serbinë në Hagë dhe do të jetë dëshmitar dhe aty për krimet e luftës e kryera në Kosovë dhe Bosnjë, atëherë kuptova se ekipi inicues i asocacionit po shpërbëhet edhe po kthehn prapë në Procesin e Berlinit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tramp bën mirë të ndezë buldozerin

Mike Huckabee Pak kohë ka kaluar nga hera e fundit kur dhamë detaje në lidhje …

Leave a Reply