Vokshi: Kontrata për studentët e mjekësisë po miratohet pa transparencë!

Nismën e qeverisë, që studentët e mjekësisë të firmosin kontratë 5-vjeçare me kusht punësimin në vend, deputetja demokrate Albana Vokshi e ka quajtur skandaloze pasi po futet në procedurë pa transparencë.

Deklarata e Vokshit është kundërshtuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila ia ndërpreu fjalën, pasi i tha po flet përçart dhe jo për procedurë.

Albana Vokshi: Pse fëmijët tuaj kanë të drejtë të studiojnë jashtë dhe të tjerëve ia ndaloni?

Lindita Nikolla: Po flisni përçart.

Vokshi: Qeveria ka miratuar një vendim që po e fut në mënyrë dinake, pa transparencë, është skandaloze!

Nikolla: Po ju ndërpres fjalën.

Mazhoranca ka futur me procedurë të përshpejtuar për miratim projektligjin që pengon studentët e mjekësisë për t’u larguar jashtë vendit. Ai u votua në Kuvendin e Shqipërisë me 64 vota pro dhe 24 vota kundër. Ky projektligj do të diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e informimit publik.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply