Prishtinë, dil në shesh!

Nga Ilir LEVONJA

Prishtinë dil në shesh e nëme djallin. Eshtë më i keq se shkjau. Një dhunist e bullist i shtetit të Unit dhe jo i shtetit të ligjit. Eshtë një mashtrues i rëndomtë që tjetër thotë dhe tjetër bën. Nuk e ka për gjë të shesi gjithçka kombëtare mjaft të shkoj e tija. Eshtë modeli i përkryer i perversit shqiptar që tash e shekuj po e vuajmë në dasime kufijsh dhe me pasaporta të ndryshme.

Nga ky lloj soji nuk e shikonim dot njëri-tjetrin që nga rënia e Perandorisë Osmane. Po nga ky lloj soji që ia fali gjithçka Jugosllavisë përfunduam në Moskë, më pas në Pekin. Për vite me radhë i shkoi përsipër qiellit tënd dhe as që ia ndjeu fare. Nuk e ka për gjë të marri grurë nga Beogradi ndëra fushat e Myzeqesë po kalben nga prodhimet. Ka shitur gjithçka.

Në Shqipëri nuk ka më shtet ligjor a demokraci. Nuk ka se si e ndihmon një i dështuar Kosovën në rrugën e vet. Madje ka ardhur koha që Kosova të ndihmoj dheun amë a shtetin amë. Firmosi 13 vendime në një minutë jo sfidë, por për të dëshmuar Unin. Ato 13 vendime duheshin të firmosur javë më parë atëhere kur ky kërcënonte Kosovën me sanksionet e Europës. Dhe në vend që vinte aty në Gjakovë për mbledhjen e radhës mes shqiptarëve, iku në varrimin e Silvio Berluskonit. Arsyeja, e thejsht, soji i bullistit që bëj si them unë dhe jo se si thotë Kushtetuta e vendit.

Nga 2013 e këtej, kurrë nuk kërkuar një asociacion për komunat shqitare në Luginën e Preshevës, kurrë! Për më tepër që ia kërkon edhe Kushtetuta e vendit, mirëpo me paturpsinë më të madhe kërkon t’i imponohet Albin Kurtit për komunat serbe. Një nga tre pikat e qeverisë Hoti 2020, ishte ndërtimi i një hidrocentrali me qëllim që të ndihmohej Kosova. Shqiptarët kanë ndërtuar plot syresh me punë vullnetare. Madje akoma po prej tyre prodhojnë dhe shesin energji, megjithëse akoma vuajnë katastrofikisht fikjen e dritave, për shkak të vjedhjes galopante.

Megjithatë po t’i pyesje sot në një referenduam mbarë shqiptar do kishin marrë kazmat dhe lopatat për ta ndërtuar një të tillë për Kosovën. Mirëpo shqiptarët nuk pyeten pasi aty dominon Uni, shteti ideollogjik dhe pasëardhësit brutal të Enver Hoxhës. Nuk ka kolegjialitet. Nuk ka balancë pushteti. 99.99% të shtetit e dominon Vladimir Llukashenko, një misonar soriosian me objektive internacionale.

Tre gjëra i kërkoi kreministri i Kosovës i atyre viteve Avduallah Hoti, 1)Doganë për shtetin e Kosovës në Durrës, 2)Hidrocentral dhe 3)Linjë hekurudhore Tiranë-Prishtinë. Bëni një referndum mbarë shqiptarë, kudo ku jemi… Tiranë, Prishtinë, Shkup, Podgoricë, e gjetkë metropolove të botës dhe shini se çfarë rezultati. Mirëpo kjo i tmerron njëshat e politikës sonë, arsyeja karrika e tyre. Dhe i pari ndër këta është ky sallami shqiptar.

Sot Shqipëria është vendi më i dobët në çdo aspekt, pa ushtri, pa ekonomi, pa industri, pa arsim. Një shtet totalitar që mund ta barazosh me vulgaritetin e vendeve të dorës së tretë, nga ku dëgjon e shikon se si grave u hiqet e drejta e arsimimit. Sot krejt harbutërisht ky Edi Rama del e u vendos kusht studentëve të mjekësisë, mbaroni shkollën këtu, punoni 5 vjet për mua dhe pastaj diplomohuni. Mjerë Shqipëria, pasi 90% e profesorëve nuk e vënë ujin në zjarr kur dëgjojnë broçkulla të tilla.

Të gjithë këta fëmijët e tyre i kanë dërguar botës për studime, kurse këtyre studentëve të rinj u vendosin dogana. Mendo pastaj për të drejtat e liritë e individit. Në vitiin 2009 Edi Rama bojkotoi Kuvendin e Shqipërisë për gati dy vjet e ca, afro 700 ditë. Megjithëse njohu zgjedhjet kërkonte hapjen e kutive. Preteksi, të respektohen standartet e demokracisë, shteti ligjor. Tani të gjitha këto i ka zeruar dhe ka vetëm një të drejtë universale për shqiptarët, e drejta e Edi Ramës. Një absurd bolshevik i Unit. 700 ditë bojkotoi dhe paradoksalisht sot është kryeministër i shqiptarëve.

Dilni në shesh dhe shporreni se nuk vjen si shqiptar, por si misionar i lobeve që e ndihmojnë të qëndroj në pushtet. Këtë bën edhe Llukashenko në Bjellorusi. Këtë bëri edhe Enver Hoxha për 40 e kusur vite. Dhe ne as morti nuk mblodhi bashkë, nuk na linin kufijtë.

About Redaksia

Check Also

Me sy e vesh nga Venecia

Nga Lutfi DERVISHI Në një vend të krijuar nga konferenca e ambasadorëve të Fuqive të mëdha, …

Leave a Reply