Banditët e Krujës, fytyra e pushtetit të Edi Ramës

Nga Lapsi.al

Pamjet e dhunës barbare në Krujë po bëjnë xhiron e rrjetit dhe kanë shokuar këdo që i ka parë. Të bësh denoncim në Policinë e Shtetit nuk është gjithmonë zgjidhja për problemet në Shqipëri. Rasti në fjalë e ilustron më së miri këtë gjë.

Dy anëtarë të fisit Maja shkuan e bënë denoncim në komisariatin e Krujës për shkak se banesat e tyre ishin dëmtuar nga punimet që kryente një subjekt privat, biznes guroreje në pronësi të familjarëve të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Çfarë ndodhi më pas?

Denoncimi është dekonspiruar nga vetë radhët e brendshme të policisë në komisariatin e Krujës. Gjithçka është raportuar të padrinot e zonës, fisi Rraja, 10 anëtarë të së cilit shkuan të armatosur me pistoleta dhe shkopinj bejsbolli për të rrahur barbarisht dy personat që kishin bërë denoncim.

Për të demonstruar trimëri dhe forcë, Rrajat e patën filmuar vetë sulmin barbar nga momenti kur u nisën me automjete e derisa hynë brenda lokalit e nisën të qëllonin. Videot rrodhën më pas në grupet në Whatsapp derisa përfunduan në duart e medias.

Pa u publikuar pamjet, Policia e Shtetit ishte mjaftuar me një njoftim të shkurtër për ngjarjen ku deklaronte se kishte shoqëruar disa persona, si dhe kujdesej maksimalisht të theksonte se subjekti i Rrajave e kishte me leje guroren.

‘Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për zhvillimit e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre’, deklaronte Policia e Shtetit.

Kur pamjet u publikuan dhe dhuna barbare doli sheshit, ra në sy kërcënimi me armë direkt nga vëllezërit deputetit të PS, Flamur e Xhelal Rraja. Një prej tyre dëgjohet në video teksa thotë ‘vrite vrite…’ për anëtarin e fisit Maja që po e dhunonte. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. Mes dhunuesve me shkopa bejsbolli ishte edhe Rexhepi, djali i deputetit të PS-së. Kujtojmë që Rexhep Rraja ka qenë dënuar më parë për historinë e dhunës ndaj Xhisiela Malokut.

Pas rrjedhjes së pamjeve, Policia e Shtetit nën presion bëri një njoftim të dytë për ngjarjen, ku tregonte për shoqërimin e 8 personave dhe arrestimin e 4 të tjerëve. Por çuditërisht vëllezërit e deputetit të PS-së nuk janë arrestuar ende.

‘Në vijim të veprimeve hetimore u bë ndalimi i shtetasve I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit’, ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç’, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Kjo nuk është hera e parë që Rrajat përfshihen në konflikte të tilla dhe ngjarje kriminale në atë zonë. Kujtoni historinë me Xhisiela Malokun dhe më pas me Rramazan Rrajën e arrestuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji.

Pushteti i këtij fisi që sillet si bandë në zonën e Krujës e Fushë Krujës buron nga deputeti i PS-së, Rrahman Rraja. Falë tij sillen si padronë të zonës duke mos pyetur për ligjin. Përballë tyre Policia e Shteti ngjan të jetë e tredhur dhe e korruptuar.

Policia nuk guxon të arrestojë këta banditë dhe jo vetëm kaq, por denoncimin e dy qytetareve që po iu prishej shtëpia, e dekonspiroi duke e çuar të Rrajat të cilët ushtruan më pas dhunën barbarë që pamë të gjithë. Edi Rama është njësh me krimin për të mbledhur votat e për të mbajtur pushtetin. Kruja është vetëm një shembull i tillë mes shumë të tjerëve që gjen nëpër Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply