Asllan BUSHATI
Mos u mërzisni se kjo kronikë mortore, nuk do të jetë e gjatë, se në 2017-ën hamendësohet se filloi në Novisad, ku u emërtu “minishengen” e më pas “Ballkani i hapur”. E filluan dy basketbollistë në pension (goxha të gjatë Vucic e Rama) dhe dy pauses të vegjël (jo në moshë), të gjithë burra shteti. Ata paraprakisht thanë do të lozim një lojë basketbolli, por jo si ajo e Berlinit, ama krejt alla ballkanase.
Madje vendosën edhe disa rregulla si: vetë do të luajmë dhe vetë do të arbitrojmë. Pjesën e parë do ta arbitrojë Rama (se është dajrexhi i mirë për cfaqe) dhe të dytën Vucici. Tabelat e koshave do të kenë simbolika të ndryshme. Kështu në sfondin e koshit ku do të gjuaj Vucici do të ketë pamje deti dhe një miniport detar. Kurse në ate që do të gjuaj Rama do të ketë një elefant në nockën e të cilit do të vihet një penel piktori. Dhe në fund me mirkuptim lojën le ta fitojë Vucici.
Loja filloi, u grumbulluan edhe spektatorë rajonal, madje u thanë hajdeni edhe disa BE-asve për tu argëtuar. Rama me mjeshtri luante topin me një dorë dhe dajren me dorën tjetër. Kurse Vucici kishte një zakon të keq, që kur Rama tundëte dajren ai ja fuste topin midis kambëve. Loja vazhdoi, ca vendas duartrokisnin e ca të tjerë vetëm heshën. Kurse BE-asit u larguan në mënyrë demonstrative duke u thanë të pranishmëve se loja jonë është me rregulla të tjera dhe arbitra të vecantë.
Kjo llojë loje nuk mund të luhet në teritoret BE-ase. Në këtë moment një BE-as në largim e sipër u hodhi një kukull barbi lojtarëve të basketbollit në të cilën ishte shkuajtur fjala “Ballkani i hapur”. Për dreq kuklla ra në një tollovinë balte të fushës. Loja e ndërpre , kuklla e bukur ishte baltosur keqas dhe në shenjë respekti për te, lojtarët vendosën ta varrosin në këndin e fushës basketbollit. Në epitafin e të cilës është shkruajtur:” vdiq foshnje pa mbush 6 vjec”.