Si u shërbeu Rama si “kalë troje” interesave ruso-sllave nëpërmjet “Open Balkan”

Disa ditë më parë Edi Rama njoftoi tërheqjen nga projekti ‘Open Balkan’ në mënyrë të papritur.

U kujdes që këtë lajm ta japë nga Mali i Zi, krah mikut të tij Dritan Abazoviç, i cili i shërbeu duke bërë pjesë Malin e Zi në “Open Balkan’.

Menjëherë pas këtij lajmi Aleksandër Vuçiç doli dhe tha nuk e besoj ta ketë thënë Edi këtë gjë.

Rama për vite me radhë e minoi Procesin e Berlinit me një prepotencë dhe vendosmëri të pashembullt duke kalëruar projektin ruso-serb.

Në këtë mënyrë nismën e Procesit të Berlinit Rama e shpërfilli hapur.

Sot gjatë vizitës së parë të turit ballkanik Rama ndaloi në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit, doli në konferencë me homologun e tij, Dimitar Kovaçevski, i cili i bëri Ramës një ‘surprizë’ të padëshiruar dhe i minoi turin ballkanik që në nisje.

Ai i qëndroi aleancës me Aleksandër Vuçiçin e Serbisë dhe tha se do t’i qëndrojë Ballkanit të Hapur, pavarësisht se Edi Rama tashmë e quan inisiativën të përmbushur.

“Ballkani i hapur nuk ka përfunduar. Ballkani i Hapur dha shumë rezultate të dukshme, të prekshme. Të dielën e ardhshme do kem takim me Bërnabiç për taksat. Ballkani i Hapur nuk e ka kryer misionin e vet, meqënëse ai angazhohet për të njëjtat vlera si Procesi i Berlinit” tha Kovaçevski në konferencën e përbashkët që mbajti në Shkup me Edi Ramën.

Pra, kryeministri Kovaçevski dëshmoi se është në një mendje me Aleksandër Vuçiçin për Ballkanin e Hapur dhe e la Edi Ramën me ngërdheshje në buzë në konferencë për shtyp.

Duke qenë se ka qenë kalorësi i “Ballkanit të Hapur” deri pak ditë më parë nuk pati asnjë mundësi të kundërshtojë Kovaçvskin dhe u mundua ta kalojë me batuta bajate siç bën gjithmonë kur mbetet keq:

“Nëse doni që të nxjerr një lajmërim vdekje nuk e kam dhe nuk kam për ta nxjerrë. Megjithatë jeta është e bukur se secili mund të këndojë këngën e vet, aq më tepër në një situatë liri demokracie, kështu që secili prej jush të zgjedhë të këndojë këngën e vet dhe të thotë si e dëshiron. Kush ka pritur që Ballkani i Hapur të dështojë le ta këndojë fundin e tij”, tha Rama.

Tërheqja e Ramës nuk ka lënë shenjë të mirë tek “vëllezërit” e tij sllavë, siç vetë ai e ka quajtur Vuçiçin në kohën që ishin në muaj mjalti.

Refuzimi i Kovaçevskit për të zbritur nga kali i Ballkanit të Hapur, tek ai i Procesit të Berlinit siç bëri Edi Rama dërrmon kalorësin e paqtimit të Ballkanit dhe mikut të madh të sllavëve, të cilët pas mbi 30 e ca vitesh gjetën një tjetër argat në trojet shqiptare për ta hipur në kalin e ideve të tyre pansllaviste shekullore.

Sot ai që dikur përçmonte kryeministrin e Kosovës dhe përqafonte presidentin e Serbisë ka mbetur si qyqar I rënë nga kali në mes të baltës.

Kohë e trishtë për këtë njeri që i shërbeu më zell dhe vedosmëri nismave ruso-sllave.

Propaganda se pas Open Balkan është Amerika, është Europa kanë rënë.

Edi Rama është kryeministri i parë shqiptar në 30 vite që marrëdhëniet me Kosovën i ka çuar në pikën më të ulët dhe ato më Serbinë në pikën më të lartë.

Ai do të shkojë sot në Kosovë si qyqar, Albin Kurti i ka thënë se nuk do ta presë.

“Do rrijë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë në kuadër të Procesit të Berlinit. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Nuk e takoj, nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua”, ka thënë Kurti.

Por Edi Rama për interes të ruso-serbëve nuk la kryeministër e president të Kosovës pa sulmuar sa herë këto interesa ia kërkuan.

Thaçin, Haradinajn, Mustafën, Osmanin (e bojkotoi fjalimin e saj në Parlamentin e Shqipërisë), dhe Albin Kurtin e ka sulmuar më shumë se gjithë të tjerët dhe në momentet më të vështira për Kosovën e Kurtin vetë.

Atëherë kur Kosovës i është dashur mbështetje vëllazërore Edi Rama i ka ngulur thikën edhe më thellë në plagë.

E bëri edhe ditët e fundit kur Veriu i Kosovës u tensionua nga bandat kriminale dhe ushtria serbe u vu në kufi, u rrëmbyen policët e Kosovës dhe Rama nuk e përkrahua as Kosovën, As Kurtin. I la vetëm në bëntë drafte për ta pa i pyetur.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply