Pastrimi i parave, Ola Xama tregon skandalin: 8 miliardë euro u konvertuan në lekë në vitin 2022

Gazetarja e ekonomisë Ola Xama, duke folur në ‘Piranj Cast’ me Florjan Binaj në SYRI TV, ka zbuluar se gjatë vitit 2022 në Shqipëri janë këmbyer 8 miliardë euro, gati sa dyfishi i buxhetit të Shqipërisë që por vitin 2022 ka qenë parashikuar 5.3 miliardë euro.

Sipas Xamës, flukset normale nuk e justifikojnë këtë rritje këmbimi.

‘Pikat e këmbimit valutor janë të përjashtuara nga TVSH, por duhet të lëshojnë kupon tatimor me TVSH zero. Banka të jep mandat arkëtimi, që dihet se është formale, te pikat e këmbimit nuk ndodh. Flukset e konvertimit të euros në vitin 2022 ishin 8 miliardë.

Nga 2016 e deri më tani kemi një rritje konstante, anormale të rritjes së sasisë së eurove të konvertuara në tregun valutor. Nëse i llogarit me flukset normale të rritjes ekonomike, turizmit, etj., mua më ka dalë 900 mln euro, nuk justifikohet me këto flukse’, tha OIa Xama në SYRI TV.

About Redaksia

Check Also

Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë

Nëse ke ende një kredi për të shlyer dhe të ndodh diçka e papritur me …

Leave a Reply