Leonar Solis, ish ministër i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë, i ftuar në ‘Piranj Cast’ u shpreh se Edi Rama ka një fuqi korruptuese të tillë saqë ka arritur të korruptojë dhe diplomatët.
Berisha ka qenë shumë më serioz në politikat e veta në të gjitha aspektet, që ai bënte ishte me transparent, pranonte dhe ai debatin, kishte dhe ai të metat e veta, por aktualisht ishte politika e pozicionuar në dy kampe . Tani Edi Rama, Partia Soacialiste të korrodon, ka një fuqi korruptuese kaq të madhe sa që nga diplomatët e deri në fund i ka korruptuar të gjithë dhe nuk ka më opozitë, dhe ngeli vetëm Berisha me pjesën e shëndoshë të PD pa u asimiluar.
Domethënë jemi në pikën e vdekjes, atje dhe ku e nisëm në vitet 90. Është një politikë shumë e keqe.
Ndërsa për Lulzim Bashën, Solis nuk i kurseu krahasimet teksa u shpreh se në sytë e tij, Basha “është një m*t pas këpucës së Partisë Demokratike , ka ngelur një m*t që ka shkelur PD njëherë dhe që nuk po e shkul dot bashkë me Alibeajn”.
Për Lulzim Bashën më vijnë në kokë disa mendime, e para nga biologjia është një bar i verdhë që rritet mbi misër, një bimë pa rrënjë që thith vetëm ushqim të gatshëm nga misri. Është një m*t pas këpucës së Partisë Demokratike , ka ngelur një m*t që ka shkelur PD njëherë dhe që nuk po e shkul dot bashkë me Alibeajn.
Një njeri pa vlerë që ka marrë shumë më tepër se ç’duhet, një njeri i korruptuar dhe kur vishet dhe si Zelensky të heq barkun.
Babai i dështimeve, i shitblerjeve dhe njeriu që po mban peng opozitën. Unë nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndodhë më që populli ta kuptojë që ata janë kot. Është një turp i kombit Lulzim Basha, mirë është të ishte bërë non grada në Shqipëri dhe të ikte ne Hollandë sepse është turp që po bën këto gjëra.
Më vjen keq, nuk dua ta teporoj, por është një nul, ai bashkë me grupin tjetër që marrin urdhra nga Partia Socialiste dhe që ka shkatërruar dhe kanë luksin të flas neutral.
Shikoj qe kemi arritur në një ngërç të tmerrshëm dhe një nga shkaqet e këtij ngërçi janë shitblerjet e Lulzim Bashës , një njeri pa vlerë dhe që është bërë qesharak bashkë me Gjykatat.