Skandali/Policia fshehu dhunën shtazarake të vëllait të deputetit të Ramës

Një ngjarje e rëndë është bërë ditën e sotme publike, teksa nga një video +18 që qarkullon në media shihet se si dhunohen barbarisht Bilal dhe Jashar Maja, dy qytetarë të paarmatosur nga grupi i Rrajave.

Gjithçka ka nisur pas një proteste të bërë nga banorët e fshatit Borizanë, mes tyre dhe dy të dhunuarit, për një gurore që ishte në përdorim nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Gjithçka u regjistrua nga celulari i “kryetarit”! Kush e filmoi videon +18 të dhunës barbare ndaj Jashar Majës.

Në media gazetari Igli Çelmeta tha se në konflikt ishin përfshirë 8 persona nga fisi Rraja, ndërsa shtoi se 3 prej tyre janë në kërkim, mes tyre 2 vëllezërit e deputetit të PS-së, Xhelal dhe Flamur Rraja, të cilët rezultojnë ende në Shqipëri, sipas sistemit TIM-s

“Ishte një protestë e banorëve të fshatit Borizan për një gurore. Jashar dhe Bilbil Maja deklaruan se shpërthimet po iu shembin banesat. Në një lokal në Fushë-Krujë u mësynë dhe dhunuan dy personat, me të cilët arritën të dilnin sot nga spitali i Traumës, por me plagë të rënda në kokë e trup. Policia e Shtetit nuk ka reaguar për shumë orë. Nga ora 11 deri në 19:00 nuk kishte asnjë reagim zyrtar apo dhe lëvizje për të arrestuar agresorët. Asnjë nga personat nuk është larguar nga territori shqiptar. Këto persona janë shpallur në kërkim dhe policia po kryen kontrolle.”, tha gazetari.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet/ “Do ja bëjmë si Ravikut”, Balla me bandën e Elbasanit plan për eleminimin e Berishës…

Taulant Balla është kapur në bisedat e gjata telefonike me telefonat sekretë duke komunikuar me …

Leave a Reply