Bardhi: Rama dorëzoi rendin në duart e krimit të organizuar

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detyra e ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi.

Në statusin e tij në Twitter, Bardhi thotë se akti i kryeministrin është më i rëndë se vetë ngjarjet e raportuara, duke shtuar se dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!

Reagimi

Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …

Leave a Reply