Ne i meritojmë Rrahmanët…

Nga Adriana KALAJA

Edhe banditët Edvin – Taulantë & Co.

Edhe Safetët.

Rrahmani bëri gabim që la mandatin.

Ai përfaqëson popullin që e ka zgjedhur dhe që e meriton.

Edhe ata që i gëdëpi me shkop bejsbolli.

Kështu i bie që duhet të ikin Edvin Kristaq Rama, Bel(l)a Mafia, Tao miku i Lulzimit, Elisa e Skëndërbeut, Lindita Pesanjosja, Mafiozja Felaj, Lulzimi i Kunatit, Enkeledi pazarexhi i Marsida pazarexhies, e shumë e shumë të tjerë, të cilët na godasin me shkop bejsbolli, armë dhe fadrom 24/24 orë në ditë.

Çdo popull meriton qeverinë që ka.

Ky është rasti ideal.

Ju që i votuat i meritoni.

Ndaj ndej keqardhje që nuk do “dëgjojmë” më diskutimet brilante të Rrahjes, ashtu si atëhere kur i biri digjte me cigare Xhisielën dhe Tao banditi përndiqte oficerin e policisë Nuhu për fajin e vetëm se bënte detyrën.

Dhe unë e “marra” protestoja për Xhisielën, që zgjodhi syzet firmato para dinjitetit.

Ndaj, Rrahmani duhet të qëndronte aty për të na treguar sesa poshtë kemi rënë si shoqëri.

Rrahmani dhe të ngjashnit e tij jo vetëm të godasin e vrasin po i dole para (në interesa) por kanë dhe një të mirë se duke qënë në Kuvend, pështyjnë çdo ditë shtetin e së drejtës si dhe Reformën në Drejtësi, financuar nga babai i Aleksit dhe mbështetur nga Sudja e Rrugës Elbasanit alias Yuri Kim dhe jo vetëm.

Tek e fundit çfarë e gjeti banditin Ardi Veliu që pasi e vranë Klodian Rashën, i vunë një pistoletë për të manipuluar ngjarjen dhe provat ashtu si realisht ndodhi në Elbasan?

Madje u rrit në detyrë ndërkohë që korba zezë Rudina Xhunga & Co qanin më shumë për pemën e Kryeninistrit Trendy se jetën e një djali të vrarë nga të droguarit policë në derë të shtëpisë.

Mbikqyr punën e gjithë Policisë së Shtetit.

Kësaji dite ja kemi mbërrit.

Shohim sesi banda kriminale që vetëquhet “shtet”, një ditë të rreh, një ditë të shemb shtëpinë me fadrom e një ditë të vret…..

Kjo është arsyeja që them se Rrahnani nuk duhet të ikte.

Si mund të “funksionojë” Kuvendi pa Rrahnanin?

Po “diskutimet” për aktet ligjore të ndryshme i mbani mend?

Po “propozimet” për ndryshime të ndryshme të akteve ligjore?

Po “kundërshtimet” e akteve ligjore të reja apo ndryshime te ekzistueset të propozuara nga mazhoranca i keni harruar?

Prandaj Rrahmani nuk duhet të ikte.

Sot nuk “humbi” Rrahmani.

Sot “humbi” Kuvendi dhe populli që e ka “zgjedhur”.

Çfarë do ndryshojë me ikjen e Rrahmanit?

Asgjë.

Zëvëndësi dhe të ngjashmit e tij do e vazhdojnë aty ku e la Rrahmani se ndryshe i biri i Kristaqit, Rrahmanët zgjedh dhe me Rrahmanët ka pushtuar Shqipërinë.

Me Rrahmanët po shpopullon këtë vend çdo ditë e më shumë.

Ne i meritojmë Rrahnanët…..

PS: Ju që keni shitur votën, do Ju vijnë e do T’Jua marrin me shkop bejsbolli, armë dhe fadrom paratë që Ju dhanë.

 

About Redaksia

Check Also

Ç’punë ka Kryeministri Rama te Bashkia Tiranë?

Nga Genc BURIMI Pasi sulmoi në mënyrë më të pashembullt për një Kryeministër prokurorin e …

Leave a Reply