Rama shkarkon Çuçin, Taulant Balla Ministër i Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme nga detyra Ministrin e Brendshëm Bredar Çuçi. Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka publikuar dhe dokumentet e shkarkimit të Çuçit, ndërkohë që vendin e tij e merr Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Shkarkimi i Çuçit erdhi pas dhunës masive të dy vëllezërve të fisit Maja nga grupi i Rrajave në Krujë. Në postim, Rama ka falendëruar Çuçin për punën korrekte, ndërkohë që ka uruar dhe zëvëndësin e tij.

Postimi i Plotë

Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.

About Redaksia

Check Also

Zyrtarë të lartë në Uashington kërkojnë verifikim për sanksionimin e Berishës

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Log. në News 24 foli …

Leave a Reply