Çdo vit nxjerrim nga nëntoka miliarda ton materiale, që në pjesën më të madhe më pas i flakim tej. Një sistem i pambështetshëm. Shërben një ekonomi e vetme rrethore e bazuar mbi mënyra të reja prodhimi të gjërave.
Shumë prej nesh, të paktën ata që jetojnë në zonat më të pasura të botës, kanë ndjesinë se blejnë, posedojnë dhe hedhin shumë gjëra. Ka mundësi ndjehemi një çikë në faj për këtë. Ndoshta kemi provuar të bëjmë diçka, për shembull duke hequr dorë nga kanoçet plastike, tuke përdorur një çantë prej me fije për Pazar apo duke ndarë me mundim plehërat për t’u mundësuar ricklimin. Por ndoshta jemi edhe të vetëdijshëm për fakti që kjo nuk mjafton. Për të plotësuar nevojat e tij, sot njerëzimi përdor rreth 100 miliard ton me material çdo vit. Më shumë se 90% e materialit të virgjër të nxjerrë me mënyra të ndryshme nga sipërfaqja tokësore. Vetëm me 30 miliard ton prodhojmë diçka që mbetet. Pjesa e tjetër digjet si lëndë djegëse apo përdoret me shpejtësi dhe flaket tej, dhe përfundon për të ndotur tokën, ujin dhe ajrin, duke prodhuar emetime gazi serë që influencojnë mbi klimën. Ka ndonjë alternativë më të mirë? Ideja e një ekonomie rrethore, ku praktikisht ripërdoret gjithçka dhe faktikisht mbeturinat nuk janë, ekziston tashmë prej kohësh. Zakonisht likudiohet si diçka e vagullt dhe utopike, por kohët e fundit toni i debatit ka ndryshuar. Jo vetëm pse më së fundi kemi kuptuar për impaktin tonë ndaj planetit dhe të problemeve që po krijohen, por edhe pse kemi shumë ide dhe teknologji për ta bërë vetëveten dhe modelet tona të konsumit më pak të dëmshme dhe deri të dobishme. Një sistem më rrethor dhe i mbështetshëm për të plotësuar nevojat tona materiale sigurisht është e mundur, por nëse duam t’i plotësojmë duhet të revolucinarizojmë mënyrën tonë e të jetuarit.
Ekonomia “lineare” aktuale është në realitet një risi relativisht e vonshme. Për pjesën më të madhe të historisë njerëzore nevojat materiale e qenieve njerëzore janë përmbushur me resurse të thjeshta, kryesisht natyrore: dru, gurë, metale dhe gjëra të tjera që mund të grumbullonim, gërmuar apo prerë. Transformimi në diçka të dobishme kërkonte lodhje dhe djersë, domethënë objektet qenë të bëra për të zgjatur dhe riparoheshin shumë herë gjatë jetës tyre. Kur në fund binin copa copa, shumë komponente qenë ripërdorur apo kalbeshin, duke ushqyer terrenin. Por gjatë shekullit të fundit rritja e popullsisë, rritja e pasurisë dhe progresin teknologjik na kanë çuar të përdorim shumë gjëra dhe shpesh më komplekse. Materialet plastike, substancat kimike të nxjerra nga nafta dhe të salduara bashkë në nivel molekular, janë ato për të cilat flitet më shumë. Por në ndërtim guri dhe druri janë zëvendësuar gjerësisht nga çimentoja dhe nga çeliku, materiale shumë më pak të lehta për t’u ripërdorur apo ricikluar. Magnetët, të kudondodhur në gaxhetet moderne elektronike, janë në shembull më pak i natyrshëm: shpesh bëhen me një përzierje elementësh të rrallë dhe ekzotikë që më pas është e vështirë t’i ndash sërish.
Nga momenti që këto materiale duhet të nxirren dhe të përpunohen, kërkojnë energji, që në përgjithësi sigurohet duke djegur lëndë djegëse me bazë fosile. Në dekadat e ardhshme kjo do të duhet të ndryshojë, pasi po kërkojmë të zëvendësojmë burimet fosile dhe burimet të rinovueshme. Por nxjerrja e lëndëve të para ka ende një impakt të madh ndaj mjedisit dhe edhe vetëm ajo e hidrokarbureve të nevojshme për të prodhuar plastikën lëshon sasia të mëdha metani dhe gazesh të tjera tokë. Duhet të konsiderojmë se çfarë u ndodh produkteve tona në termin e jetës së tyre të dobishme. Shumë materiale degradojnë me ngadalë, duke humbur substanca kimike ndotëse ne vendet e shkarkimit apo duke formuar vorbulla të mëdha me mbeturina në oqeane. Alternativat rrethore bazohen sidomos mbi 4 parime kyçe: të përdoren më pak gjëra, t’i përdorë më gjatë, t’i riciklojë dhe, kur është e mundur, të sigurohen produkte që rigjenerojnë natyrën. Të riciklojë dhe të ripërdorë sa më shumë gjërat është pikënisja e pjesës më të madhe të tentativave të bëra për të nisur një ekonomi rrethore. Janë themelore dy numra: përqindja e riciklimit me fundin e jetën, që tregon sesa pjesë e një produkti përdoret në një mënyrë tjetër dhe përqindja e përmbajtjes së ricikluar, domethënë sesa nga një produkt i ri përbëhet nga materiale të ricikluar.
Sa më pastër, aq më mirë
Më 2017 Ellen MacArthur Foundation, një organizatë benefitare britanike që promovon ekonominë rrethore, ia ka zbatuar këto kritere veshjes, një sektor që ka një impakt të fortë. Ka zbuluar se rreth 12% e resurseve është rikuperuar në një ndonjë produkt tjetër me vlerë më të ulët, por vetëm 3% e lëndëve të para – pambuk, plastikë dhe materiale të tjera – është produkt i riciklimit. Pak veshje të reja janë realizuar me materiale të ricikluar dhe, kur veshjet riciklohen, gjë që nuk ndodh shpesh, zakonisht është për t’i transformuar në gjëra si izolues apo veshje për dyshekët. Me rrobat, ashtu si me shumë produkte të tjera, riciklimi është shpesh një downcycling apo deklasim i thjeshtë. Pasja e të dhënave mbi atë përdorim apo mbi atë sesi i përdorim nuk është kurrë e lehtë. Më 2011 Thomas Graedel i Yale University ka kontribuar në prodhimin e asaj që mbetet vlerësimi më i mirë i përqindjeve të riciklimit të metaleve. “Metoda jonë ka qenë ajo e mbledhjes së nja 20 personave që mendonim se mund të bënin një vlerësim të mirë”, pohon Graedel. Midis këtyre kishte menaxhues vendesh shkarkimi, teknikë riciklimi dhe ekspertë materialesh, që për 3 ditë kanë diskutuar për të dhënat dhe kanë debatuar. “Ka mundësi që rezultati nuk mund të përmirësohet, përveçse mos miratohet një ligj që i kërkon kujtdo që menaxhon riciklimin të sinjalizojë të dhënat, duke kërcënuar me kontrolle nëse nuk e bën”, pohon Graedel.
Studimi i Graedel e ka ndarë pjesën më të madhe të metaleve në 2 grupe: ato me përqindje riciklimi mjaft të larta (më të larta se 50%) dhe ato me përqindje shumë më të ulta (më poshtë se 1%). Grupi i parë përfshin bakrin, që gjendet në kabllot elektrike dhe në tubat hidraulikë, dhe aluminin, i përdorur për të prodhuar shumë gjëra, si kanoçet për ushqimet dhe pijet. Këto metale tentojnë të jenë në formë thuajse të pastër, gjë që lehtëson shkrirjen dhe transformimin në produkte të reja. Grupi i dytë përfshin metalet e rralla, metale si lantanidet, që shpesh përzihen për të ndërtuar, për shembull magnetet dhe diodat lazer e dispozitivëve elektronikë. Rikuperimi i tyre do të çonte në ndarjen kimike të metaleve, një proces i vështirë dhe që harxhon shumë energji. Për këtë shumë mbështetës të ekonomisë rrethore pohojnë se, nëse duam t’i japim fund kulturës së mbetjeve, do të duhet të përdorim materiale më të thjeshtë dhe të parashikojmë projekte riprojektimi, në mënyrë që të jetë më e lehtë të ndahen përbërësit.
Megjithatë, për të pasur vërtet një ekonomi rrethore, duhet të shikohen flukset e materialeve jo vetëm në fundin e ciklit të tyre të jetesës, por gjatë përdorimit të tyre. Ky është objektivi i Marc de Wit, nga grupi jofitimprurës hollandez Circle Economy, që u jep konsulencë kompanive. “U kemi thënë: mendojmë të gjithë për materialet që përdorim dhe të kërkojmë të kuptojmë se ku shkojnë të përfundojnë”, thotë de Wit. “Kështu mund të krijojmë një ide se cilat janë levat për ndryshimin”. Duke u bazuar mbi punën e hulumtuesve si Willi Haas i Universitetit të Rsurseve Natyrore dhe të Shkencave të Jetës në Vjenë dhe mbi databaza ndërkombëtare, në 2020 de Wit dhe kolegët e tij kanë prodhuar një diagramë që tregon se cilët materialë përdorim, si i përpunojmë dhe çfarë nevojash sociale të përgjithshme kontribuojnë të përmbushin. Studimi i tyre demonstron se çdo vit përdorim rreth 100 miliard ton, prej të cilave vetëm 8.6% është e ricikluar. Nga analizat deti se motori kryesor i përdorimit të këtyre materiale është ndërtimi. De Wit pohon se tani Circle Economy pjesërisht po i përqëndron përpjekjet e saj mbi këtë sektor, duke kotribuar të zhvillojë projekte më efikase.
Një vizion më i gjerë i ekonomisë rrethore do të kërkojë një ndryshim rrënjësor në sjellje dhe në shoqëri. Jemi ende në fillim, por në disa vende gjërat po fillojnë të lëvizin. Ka vende që po miratojnë ligje kurajoze, që mund t’i japin një impuls të madh ekonomisë rrethore, pohon Amelia Kuch e Ellen MacArthur Foundation. Për shembull Franca, ku çdo vit hidheshin produkte të reja të pashitura me një vlerë prej rreth 630 milion eurosh. Më 2019 Brune Poirson, ministri i atëhershëm i Mjedsit, ka siguruar miratimin e një norme që ndalon shkatërrimin e këtij malli. Asnjë vend nuk e kishte bërë akoma. Qysh atëhere është ngritur një kuadër i gjerë ëegjislativ, i hyrë në fuqi më 2021 dhe i quajtur “ligj antishpërdorim për një ekonomi rrethore”, që ka objektivin e riciklimit të të gjithë plastikës brenda 2025 dhe eliminimin gradual e asaj njëpërdorimshe brenda 2040. Bustinat për çajin në plastikë përdore, hidhe, gjërat dhe objektet e tjera me përdorim të përditshëm tashmë janë ndaluar. Është futur edhe një “tregues riparueshmërie”, që u jep produkteve një pikaverazh ng 1 në 10 në bazën e lehtësisë së riparueshmërisë. Nga janari 2021, kur përcaktohen tipe produktesh, midis të cilëve televizorët, lavatriçet dhe smartfonët, është e detyrueshme të komunikohet se çfarë pikaverazhi kanë.
Ndoshta pjesa më kurajoze e ligjit ka të bëjë me një parim të quajtur “përgjegjësia e gjerë e prodhuesit”, në bazë të të cilit kompanitë janë përgjegjëse për menaxhimin e mallrave të tyre kur flaket tej. Objektivi është të rikuperohen mbetjet. Ky tip politike nuk është i ri, por deri më tani nuk ishte bërë kurrë ligj, as ishte zbatuar krejtësisht, as në sektorë me intensitet të lartë materialesh si ndërtimi. “Po aktivizojmë kalime të ndryshme në mënyrë progresive, por ky është një ndryshim i madh”, pohon Kuch. “Po asistojmë në shumë zhvillime si ky dhe disa vende po bëhen edhe më ambicioze. Është vërtet elektrizuese”. Edhe Bashkimi Europian parashikon të promovojë ekonominë rrethore dhe qeveria britanike ka deklaruar se do të ndërhyjë kundër vjetërsisë së programuar të produkteve elektronike, për shembull duke ju kërkuar kompanive që të bëjnë të disponueshme pjesët e këmbimit.
Bizneset janë gjithnjë e më të përfshira, pohon Michael Braungart, themelues i Environmental Protection Encouragement Agency (EPEA) të Hamburgut në Gjermani. Në 2002, bashkë me arkitektin amerikan William McDonough, Braungart ka botuar Cradle to cradle (Nga djepi në varr), një libër që shpjegon sesi të projektohen produktet e menduar për “jetën e tyre të ardhsme si gjë e parë, jo si një aspekt shqetësues dytësor”. Në vijim të dy kërkuesit kanë krijuar Cradle to Cradle Certification Scheme, që ndihmon bizneset të prodhojnë produkte për ekonominë rrethore. Vëmendje më e madhe rreth ekonomisë rrethore i detyrohet në pjesën më të madhe faktit se bëhet më i qartë kthimi ekonomik, pohon Braungart: në rast se bizneset mund të realizojnë të njëjtat produkte me materiale mbeturinë më ekonomike në vend të materialeve të virgjër, atëhere fitimet rriten.
Koncepti zgjerohet edhe tek produktet komplekse si automobilat. Kohët e fundit BMW ka paraqitur BMW me vision circular, një makinë e projektuar sipas parimesh rrethore që mund të ndërtohet me materiale të riciklueshme 100%. Mes gjërave të tjera, karroceria metalike e makinës ka një finiturë të “krehur” me shumë sesa të vernikuar, që shmang përdorimin e disa produkteve kimike dhe lehtëson riciklimin. Iniciativa të ngjashme janë ndërmarrë në shumë pjesë të botës, edhe pse në shkallë më të reduktuar tani. Në qytetin portual Kalundborg, në Danimarkë, është Kalundborg Symbiosis, një distrikt impiantesh industriale që përdorin mbeturinat për të prodhuar sende të dobishme. Për shem,bull, eliminimi i një përzierje biologjike që vjen nga një fabrikë insuline transportohet në një impiant që e konverton në pleh dhe biogaz të mjaftueshëm për të ushqyer 6000 banesa. Në Esholt të Mbretërisë së Bashkuar, Yorkshire Water zbaton parimin e rretheshmërisë ndaj trajtimit të ujërave të zeza, për shembull duke i dërguar drejt një server farm kompjuterësh për ftohjen e makinave duke shmangur përdorimin e ventilatorëve elektrikë dhe të ajrit të kondicionuar.
Prezantimet
Ingranazhet e një ekonomie më rrethore, që përdor më pak materiale të virgjëra, me ngadalë po fillojnë të lëvizin dhe mund të përshpejtohen me stimuj dhe ndërhyrjet normative të duhura. Por ka një ndryshim tjetër, shumë më themelor, që njerëzit e njohin pak: të fabrikojnë dhe përdorin më pak gjëra. Po flasim për të ashtuquajturën ekonomi të prezantimeve, term i futur nga arkitekti Walter Stahel në vitet ’90 për të përkufizuar në mënyrë të bërjes së gjërave për të cilat prioriteti nuk është të prodhohen gjithnjë e më shumë gjëra, por thjesht të kënaqen nevojat e shoqërisë. Kjo shpesh nënkupton të zëvendësohet pronësia e mallrave me qiranë apo me ndarjen. Braungart e konsideron një rrugë për t’u ndjekur. Imagjinoni një prodhues moketi, thotë, që bëhet më i ngjashëm me një kompani “sigurimesh mbi dyshemetë”. Klientët paguajnë në rregull një shifër të vogël dhe kompanitë u huazojnë riinvestimet duke u garantuar mirëmbajtjen. Bëhet në interesin e kompanive të krijojnë produkte që zgjasin dhe mund të bëjnë me materiali skartimi ekonomik, aq më mirë.
Ky kriter është zbatuar tashmë nga kompanitë e car sharing, që përfaqësojnë kalimin nga shitja e automobilave në shitjen e një shërbimi që plotëson nevojën e spostimit. Shumëkombëshja holandeze Philips tani ua shet ndriçimin hoteleve dhe zyrave si shërbim me abonim. Në këmbim të një çmimi fiks, kompania siguron që të kenë gjithmonë llamba dhe ua riparon kur prishen. Në të njëjtën mënyrë, Michelin i “huazon” goma ushtrisë dhe organizatave të tjera me flota të mëdha automjetesh, për shembull në sektorin e aviacionit. Aderimi në këtë model implikon një spostim të madh të madh të vendeve të punës nga prodhimi tek mirëmbajtja dhe riparimi, një përmbysje që do të kërkonte një vëmendje të veçantë. Ky është ndoshta një prej motiveve për të cilën teoritë mbi ekonominë e prezantimeve nuk janë përqafuar plotësisht nga liderët politikë. Veç kësaj, disa njerëz nuk janë krejtësisht të bindur nga modeli. Martin Charter, nga University for the Creative Arts të Londrës, nënvizon se të japësh një “shërbim” mund të duket si diçka jo e prekshme, por ka gjithësesi nevojë për materiale: zyrat, telefonat dhe automjetet e nevojshme, për shembull, për personat që do të riparonin lavatriçet.
Riparimi i gjërave vetë apo ndoshta t’u drejtohesh shërbimeve të riparimit lokale mund të jetë një opsion më i mirë sesa huazimi, pohon Charter, sidomos kur bëhet fjalë për objekte për shtëpinë, që shumë njerëz duan ende t’i posedojnë. Repair Café, ku vullnetarë riparojnë objekte, janë një risi që synon ta plotësojë këtë nevojë. I pari është themeluar në 2007 në Vendet e Ulëta nga pasionarja e mbështetshmërisë Martine Postma. Në vijim këto qendra janë përhapur në shumë vende, vetëm në Mbretërinë e Bashkuara janë më shumë se 100. Për sa është e vështirë të binden njerëzit që t’i modifikojnë sjelljet e tyre, nuk ka më dyshime mbi faktin që planeti ka nevojë për një ekonomi më rrethore dhe që do të dojë shumë më tepër sesa të kalohet në qese të ndryshme apo të hiqen kanoçet plastike. Më 2019 International Resource Panel i Kombeve të Bashkuara, që monitoron përdorimin botëror të materialeve, ka prodhuar Global Resources Outlook e saj, që vlerëson impaktin e kalimit në një ekonomi më efikase në profilin e resurseve.
Studimi ka krahasuar dy skenarë të mundshëm: njërin ku tendenca e përdorimit të materialeve mbetet e pandryshuar, si në dekadat deri në 2015, dhe tjetrin ku janë zbatuar politika globale për të reduktuar përdorimin e resurseve të virgjëra. Në rastin e parë, brenda 2060 nxjerrja globale e reurseve do të dyfishohej duke arritur në rreth 190 miliard ton në vit. Edhe emetimet e anhidridit karbonik do të dyfishoheshin, deri në 70 miliard ton në vit. Kurse në skenarin më qarkullues nxjerrja globale e reurseve do të qëndronte në 143 miliard ton dhe emetimet globale të anhidridit karbonik do të zbrisnin në pak më pak se 5 miliard ton. Veç kësaj, raporti thekson se në një ekonomi rrethore niveli i jetesës mund të vazhdojë të rritet. Ndoshta rrethi vicioz që ka më shumë nevojë të prishej në rrugëtimin tonë drejt një të ardhmjeje të mbështetshme është ideja se mund të jemi të lumtur vetëm kur përdorim një sasi gjërash gjithnjë e më të madhe.
(nga New Scientist)
Përgatiti
ARMIN TIRANA