Ahmetaj iku, materialet e SPAK janë në portale, pse e mbyllin mbledhjen?!

Analisti Ylli Manjani ironizoi mbledhjen e ‘mbyllur’ të Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e SPAK për Arben Ahmetajn.

“Qesharakë pa kufinj!

I zoti i punës nuk është aty. I dhanë shansin të ikë, të largohet.

Materialet e SPAK janë nëpër portale.

Atëherë pse e mbyllin mbledhjen këta?!

Ç’ka më sekret apo konfidenciale në këtë çështje?!

Qesharakë!

Bëjnë sikur janë super korrekt me ligjin ndërkohë që e kanë shpartalluar në të gjitha drejtimet,” shkruan ai.

Dyshimet për arratisjen e Arben Ahmetajt nuk vijnë si surprizë. Para tij janë larguar nga Shqipëria edhe të ashtuquajturit “bosët e inceneratorëve”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja. Sipas raportimeve mediatike ata jetojnë në Vjenë. Gjyqi në Shqipëri vijon dhe ata vazhdojnë të marrin para nga buxheti i shtetit.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë Ambasadorit të ri amerikan/ “Amerika më e sigurtë duke luftuar korrupsionin, krimin dhe kartelet në Shqipëri”

E ka vendosur në krye të axhendës së tij. Ambasadori i ri amerikan e renditi …

Leave a Reply