Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar sërish në lidhje me arrestimet për aferën e inceneratorëve, duke thënë se arkitekti i tyre është kryeministri Edi Rama, ndaj dhe pagesat vazhdojnë.
Në postimin e tij në Facebook, Balliu thekson se problemi themelor i aferës korruptive të inceneratorëve, varfërimi i qytetareve.
Postimi i plotë
Arkitekti i inceneratorëve është Rama, të tjerët janë aksesorë. Ndaj pagesat vazhdojnë
Pavarsisht arrestimeve dhe zhurmës mediatike, nuk duhet të largohemi nga problemi themelor i aferës korruptive të inceneratorëve, varfërimi i qytetareve.
Ata vazhdojnë të varfërohen nga inceneratorët, sepse ata vazhdojnë të paguajnë për inceneratorët pavarsisht se arrestohen ministra dhe deputetë.
Fakti është që pa larguar Ramën pagesat dhe varfërimi i qytetarëve nuk do të ndalet, pronari i inceneratorëve është Rama dhe jo aksesorët e pushtetit të tij.