SPAK nuk ka dhënë ende një përgjigje, nëse Arben Ahmetaj, ndodhet jashtë Shqipërisë apo jo. Deputetet e opozitës që ndodhen në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po e pyesin sërish për këtë çështje kreun e SPAK, Altin Dumani.
Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.
Deputeti i PD, Gazment Bardhi i është drejtuar SPAK disa pyetje lidhur me çështjen e Arben Ahmetaj, po prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë refuzuar të përgjigjen, duke argumentuar se nuk mund të japin të dhëna pasi është sekret hetimor.
Këto ishin 5 pyetjet e Gazment Bardhi që nuk morën përgjigje nga SPAK
Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe?
Pse është ndare çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?
A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?
A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës.
A po hetohet Edi Rama?