Ndahet nga jeta Tomor Malasi, Berisha mesazh ngushëllimi: Ishte nga themeluesit më të zellshëm të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të një nga themeluesit të PD, Tomor Malasi. Berisha shkruan se, Tomor Malasi ishte njëri nga themeluesit më të zellshëm të PD.

Tomor Malasi ishte deputet i PD në vitin 1991 dhe Kryetar i bashkisë së Tiranës për një periudhë kohe por dhe dhe nën/kryetar i Kuvendit pas zgjedhjeve Parlamentare të vitit 1992.

Postimi

Mesazh ngushëllimi

Të dashur miq, Tomor Malasi njëri nga veprimtarët, themeluesit e njohur të Partisë Demokratike, mbylli sytë pergjithmonë.

Tomor Malasi u bashkua me Partinë Demokratike në vitin ‘90. Ai kreu me ndershmëri dhe devocion detyrat e rëndësishme në të cilat u zgjodh. Fillimisht dha ndihmesë të çmuar në organizimin e degës së PD-së për Tiranën, më pas si deputet i Partisë Demokratike i zgjedhur në zgjedhjet Parlamentare të marsit të vitit 1991 dhe më pas, për një periudhë kohe si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe nën/kryetar i Kuvendit pas zgjedhjeve Parlamentare të vitit 1992.

Duke shperhur në emër timin dhe të Partisë Demokratike mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar të Tomor Malasi, shpreh gjithashtu ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar dhe lutem së bashku me ta, që shpirti i njeriut të tyre të dashur të gjej paqen e merituar. sb

About Redaksia

Check Also

Dosja/ Veliaj pagoi 50 mijë euro punonjësin e Ujësjellesit, ai i dërgoi 22 mijë euro Ajolës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se emisionin ‘Debat’ me gazetaren …

Leave a Reply