Berisha: Thirreni Ramën të vijë në seancë, është arratisur zëvendësi me të cilin ndante çdo gjë!

Gjatë fjalës në sallën e parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar që Edi Rama të vijë në sallën e Kuvendit dhe të mos fshihet.

Berisha tha se, Rama duhet të japë llogari sepse është arratisur zëvendësi i tijl, njeriu me të cilin ai ndante çdo gjë.

‘Çfarë po ndodh, Edi Rama fshihet, Arben Ahmeti fshihet.

Komisioni përbehet nga konflikt interesi pse do të shtyhej prandaj thirre Edi Ramën, thirre të vijë këtu, e ka patur zëvendës, i ka besuar të gjitha. Ato kanë ndarë së bashku para dhe çdo gjë. Të vijë këtu të japë llogari sot ta bëjmë seancën siç është’, tha në fjalën e tij në parlament, kryedemokrati, Sali Berisha.

FJALA E PLOTË

Zonja deputete, zotërinj deputetë, zonja kryetare!

Unë mendoj se për një shef ekzekutivi nuk mund të ketë ngjarje më të rëndë nuk mund të ketë ngjarje më amorale se sa arratisja e zëvendësit të tij. Ky është standardi më i ulët që vendos një zyrtar, ky është standardi më i neveritshëm, më poshtërues për një shoqëri dhe Edi Rama kërkon të fshihet pas sharjeve pas shthurjes së gojës të bashkëpunëtorëve të Arben Ahmetit në këtë krim.

Ju nuk u nderon fakti që nënkryetarja e Parlamentit shthur gojën në mënyrën më të papranueshme ndaj një deputeti dhe nuk mbani qëndrim. Merrni shpërndani të gjithë banalitetin, vulgaritetin e qëndrimit të saj. Nuk ka përdorim më të keq të atij vendi aty, se sa ky që bëni sot. Nëse ajo zonja lëshon gojën, ajo vetë duhet të dalë jashtë. E bëri nuk e kontrolloj dot veten, e bëri nga zemërimi është punë e saj, por nuk ju tha asgjë nga ajo e vërtetë, ajo emrin e ka në dy inceneratorë padiskutim.

Çdo institucion duhet të ruaj disa standarde minimale për tu quajtur i tillë. Unë disaprovoj qëndrimin tuaj, se ajo nuk mund të ishte kurrë në atë komision ajo s’mund të votojë kurrë përveç së në bodrumet tuaja s’mund të votojë në komision ajo.

Ajo të tërhiqej vetë ose zëvendësohej nga ju.

Së treti unë e thashë dhe jashtë po e them edhe këtu. Ju deklaruat këtu se i njoftuat ditën e hënë. Prokuroria ka deklaruar se keni dërguar në Parlament ditën e premte. Unë absolutisht besoj në këtë rast prokurorinë se, Prokuroria nuk mund të bëjë një gënjeshtër të tillë, por prapë për të mos thënë se ju jeni bashkautorë, dhe mund të jeni se përjashtoj.

Ju duhet të nisni një hetim brenda parlamentit. Kush janë ata që të fshehën ty, nëse është siç thua ti, nëse siç thoni ju, pse ata bandit që fshehin kërkesën e prokurorisë. Çfarë po ndodh, Edi Rama fshihet, Arben Ahmeti fshihet.

Komisioni përbehet nga konflikt interesi pse do të shtyhej prandaj thirre Edi Ramën, thirre të vijë këtu, e ka patur zëvendës, i ka besuar të gjitha. Ato kanë ndarë së bashku para dhe çdo gjë. Të vijë këtu të japë llogari sot ta bëjmë seancën siç është.

Faleminderit.

About Redaksia

Check Also

Plas në PS, sherr mes Belindës dhe Spiropalit, akuzat…

Mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nuk ishte ashtu siç e përcolli …

Leave a Reply