Kush është deputeti i partisë së Thaçit që inicoi dhunën në Kuvendin e Kosovës

Ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.

Partitë opozitare gjatë tërë kohës e kundërshtonin kryeministrin Kurti duke e quajtur “rrenc”.

Në një moment deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku e ka gjuajtur me ujë Kurtin dhe në ato momente kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, dhe pastaj ka eskaluar situata.

Situata ka esklauar deri në përleshje fizike mes ministrave dhe deputetëve opozitarë. Në ato momente është dëgjuar ministrja Albulena Haxhiu e cila i thotë deputetit Lushtaku “a je normal”

Pastaj ka filluar përleshja fizike, dhe dëgjohen fjalët e një deputeti “nalu breh nalu”. Në atë moment ka hyrë policia me kërkesë të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

About Redaksia

Check Also

Kriza reale në Shqipëria përballë shembullit të Hungari

Alba ALIMEHMETI Në Hungari, pjesëmarrja rekord prej 77% tregoi një reagim të fortë të shoqërisë …

Leave a Reply