I vihen prangat ish-kryebashkiakut të Ramës

Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci është arrestuar një natë më parë nga SPAK. Ai akuzohet për shpërdorim detyre.

Burimet shpjegojnë se ka lejuar disa banorë të pastrojnë një rrugë 1 km në një fshat të thellë të Fushë-Arrëzit me fondet e komunitetit.

Ish-kryebashkiaku i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fan Tuci është arrestuar mbrëmjen e kaluar. Ai ka rënë në pranga me urdhër të SPAK pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, administratori i njësisë së Fushë-Arrëzit është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërsa fadromisti është lënë në masën detyrën paraqitjeje.

Në kohën kur ishte kryebashkiak, Fran Tucit i ishte arrestuar vëllai Albert Tuci në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”. Por para arrestimit ai ishte denoncuar që në vitin 2018 nga Sali Berisha.

STATUSI I BERISHËS

Pjerini vdes për trafikantët
Ata kanë para shumë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.

“Përshëndetje dr. Bashkëngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë-Arrëz, Pukë, në foto në krahun e majtë të z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim”.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Drejtuesit të ‘Heritage’: Përfaqësuesit e SHBA nuk mbrojtën interesat e shqiptarëve dhe Amerikës, por favorizuan Sorosin

Drejtuesi i fondacionit amerikan ‘Heritage’, Steven Bucci, i cili më herët ka shërbyer edhe si …

Leave a Reply