Rama duhet të fillojë të paraqitet në SPAK

Nga Luçiano BOÇI

Çështja e inceneratorëve nuk mund të mbesë vetëm në evidentimin e fakteve të lidhjeve miqësore e favorizimeve të tjera përfshi donacionet e udhëtimeve.

SPAK duhet inkurajuar të merret me proceduart që prodhuan këtë mega aferë të paraljamëruar nga PD që në 2014-2015.

Nëse ato shuhen me kujdes përfshirja e qeveritarëve të tjerë është e qartë.

Mbi ta spikat vetë Rama, që inicioi, planifikoi dhe financoi ndërtimin e përbindëshave korruptivë në kundërshtim të plotë si me direktivat e BE për menaxhimin e mbetjeve, ashtu dhe me Strategjinë Kombëtare të menaxhimit të mbetjeve.

Për ta nisur mjafton ky fakt fillestar:

VENDIMI Nr. 954, datë 16.10.2023 “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS” e shkruan qartë në pikën 7 se është kjo Ministri që merret me “Shqyrtimin dhe propozimin e burimeve të financimit të brendshëm e të jashtëm për te mbuluar nevojën e zhvillimit e ndërtimit të infrastrukturës të mbetjeve urbane”.

VENDIMI Nr. 945 i datës 9.10.2013 “PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË MJEDISIT” i cakton kësaj Ministrie në KREUN III, pika këto fusha përgjegjësie: “Sektorin e mjedisit, përfshirë politikat, standardet dhe monitorimin e mbetjeve”

Pra LIGJI e shkruan e zeza mbi të bardhë se AUTORITETI KONTRAKTUES për Inceneratorët duhet të ishte MINISTRIA E TRANSPORTIT dhe jo e MJEDISIT.

Mjafton kjo për të nisur hetimin për Ramën sepse ishte ai që devijoi kabinetin nga fusha e përgjegjesisë shtetërore.

Rama nisi ta çojë LEFTER KOKËN që atë ditë në burg.

Faktet e tjera vazhdojnë…

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, laborator politik i Soros. eksperiment që duhet ndalur

Ilir Pecnikaj Shqipëria, është shndërruar në një laboratoreksperimental politik, me synim transformimin e strukturave shtetërore …

Leave a Reply