Një tjetër truk për të justifikuar paratë e drogës që po qelbin Shqipërinë!

Nga Alba KEPI

Ky është një tjetër truk për të mbuluar të keqen e për të justifikuar paratë e drogës që po qelbin Shqipërinë!

Tinëz Komisioni i ligjeve aprovoi sot Ligjin për legalizimin e kanabisit.

Ndërsa në Parlament kryhej një debat i fortë mbi numrin 2 të qeverisë shqiptare në arrati për korrupsion të lartë, në mënyrë të paligjshme Komisioni i ligjeve miraton me urgjencë pa praninë e opozitës ligjin për legalizimin e kanabisit. Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko votojnë kundër.

Të dhënat më zyrtare mbi kanabizimin e Shqipërisë na i jep prej disa vitesh raporti i Guardia di Finanza që mbikqyrë një pjesë të territorit shqiptar përmes një reparti të specializuar ajror me instrumentat përkatës.

Raporti i fundit i as dy javëve më parë (që humbi si cdo vit vëmendjen që meriton nga tregu analitik e mediatik shqiptar) i Antidrogës italiane konfirmoi se nga operacione e Financës mbi mbikqyrjen e territorit shqiptar janë identifikuar mbi 1891 plantacione me kanabis e janë shkatërruar mbi 166 mijë rrënjë të tilla.

Në vitin 2021 operacionet e mbikqyrjes ajrore të territorit shqiptar, nga Guardia di Finanza kanë identifikuar në atë pak sipërfaqe të vëzhguar rreth 98 mijë rrënjë kanabis.

Në vitin 2020, operacionet e GDF italiane kishin identifikuar rreth 66 mijë bimë të tilla.
Rreth 66 mijë rrënje kanabis më shumë pra se një vit më parë apo rreth 100 mijë rrënjë më shumë se dy vite më parë.

E ky prodhim më shumë ka degjeneruar miliona euro më shumë për mafian shqiptare të marijiuanës e për pushtetin e mafias që e toleron o bashkëpunon.

Mafiozë që influencojnë pushtetin e pushtet që favorizon ligje për të forcuar mafien, e të dy bashkë punojnë për të shkatërruar, shpërfytyruar këtë vend, kanabizuar, betonizuar qytetet tona e mbi të gjitha për të fuqizuar pasurinë e tyre.

“Si mund të evitosh të flasësh për shtetin kur duhet të flasësh për mafian”, pyeste dikur Giovanni Falcone.

E pra nëse ekspertët ndërkombëtar të departamenteve të antimafias, konsiderojnë sot mafian shqiptare, si një nga mafiet më të zhvilluara të botës, më të rrezikshme e me një fuqi kriminale, menaxhuese efinanciare unike me seli-bazë në vend origjinën Shqipëri, shteti e pushteti shqiptar është përgjegjësi i parë i këtij imazhi negativ ndaj vendin tonë.

Kur plantacionet e paligjshme të kanabisit janë rritur në Shqipëri (në atë pak teritor të vëzhguar e situata mund të jetë më e keqe) përgjegjësia e parë është e shtet- pushtetit.

Nëse raportet botërore theksojnë e nënvizojnë se paratë e drogës, mafia shqiptare i investon në Shqipëri, përgjegjësia është e shtet- pushteti.

Ndërsa raportet e ekspertëve apelojnë për një korrupsion të lartë institucional, përgjegjësia është e shtetit dhe e pushtetit.

Kur vende si Belgjika e Italia aprovuan ligje të tilla gjithcka u bazua në raporte shkencore, studime mjekësore, analiza sociale, se sa përqind e popullsisë vendase ka nevojë për kanabus terapeutik? Kush janë sëmundjet që po mundojnë e mbysi. popullsinë e që shtysin jurimin nga kjo bimë? Si do të kontrollihet e kush do të ketë monopolin e rritjes e mbjelljes së saj?
Kush do t’i autorizojë?

Shqipëria a është gati për nje hap të tillë?
Jo!

Ky është një tjetër truk për të mbuluar të keqen e për të justifikuar heshtjen mafioze ndaj rritjes se plantacioneve me drogë e parate e ketij biznesi ilegal qe po mbysin ekonominë e sipermarrjen e ndershme shqiptare!

Jo legalizimit te tymit poshte urave, shkalle pallatesh e oborre shkollash te te rinjve shqiptare te trullosur nga kana e vartes ne rritje te saj e te drogave te renda!

About Redaksia

Check Also

Trump jep mesazh të qartë!

Nga Redin HAFIZI Lajmi më i fortë në USA tashmë është se Syçi largohet nga …

Leave a Reply