Nr.2 në arrati!/ Vokshi: Rama të vijë këtu, kjo qeveri hajdute duhet të kishte rënë!

Deputetja e PD, Albana Vokshi deklaroi në Kuvend se qeveria Rama është një “qeveri hajdute” dhe çdo deputet i PS dhe socialist i ndershëm sot duhet të distancohet prej saj, prej korrupsionit të saj.

“Ish-Numri 2 është në arrati”, theksoi Vokshi lidhur me Zv.Kryeministrin Arben Ahmetaj, që kërkohet të arrestohet për abuzimet dhe përfitimet që ka nxjerrë nga inceneratorët.

“Kemi bërë disa kërkesa që janë konkrete, – tha Vokshi duke iu drejtuar kryeparlamentares Nikolla. –  E para, zoti Bardhi ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Pse nuk e kaloni në procedurë? Zbatoni rregulloren. Pse hezitoni? Po shkelni me të dyja këmbët rregulloren dhe këtë e keni bërë në mënyrë sistematike.

Së dyti, është bërë një kërkesë tjetër legjitime që sot Kryeministri Edi Rama të vijë këtu, se nuk mund të ketë asnjë çështje tjetër më të rëndësishme për t’u diskutuar sot në parlament sesa çështja e inceneratorëve që është një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverie, që nuk mund të ketë emër tjetër përveçse “qeveri hajdute”. Drejtohet nga hajdutë dhe është qeveri hajdute. Qeveria më e korruptuar  jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

Kam një pyetje për Ministren e Financave: Sa miliona shkojnë çdo ditë për këto inceneratorë – fantazëm? Sot që ne flasim, sa miliona shkojnë në ditë nga taksat tona, nga taksat e shqiptarëve, në pagesa për këtë organizatë të strukturuar kriminale?! Ku pjesa më e madhe e tyre është në kërkim, pjesa më e madhe e tyre është arratisur. Ndaj duhej diskutuar sot dhe s’mund të ketë asnjë çështje tjetër veç kësaj.

E treta, kemi bërë nj kërkesë që të gjithë deputetë e opozitës që ju të merrni masa për përjashtimin e deputetes dhe nënkryetares së Kuvendit, znj. Ermonela Felaj. E keni bërë pis këtë parlament, e keni bërë që nuk shihet më. Sot të gjithë qytetarët shqiptarë janë duke e parë parlamentin. Sot të gjithë presin se çfarë do të ndodhë, a do të futet në rend të ditës miratimi i raportit për heqjen e mandatit dhe ju nuk guxoni, se ju i merrni me “sms” urdhrat, nuk guxoni të ndryshoni rendin e ditës.

Unë i bëj thirrje çdo deputeti të mazhorancës të distancohet nga kjo qeveri hajdute, qeveri që sot duhet të kishte rënë, sepse ish-Numri 2 është në arrati. Sot çdo socialist i ndershëm duhej të distancohet nga kjo qeveri e korruptuar dhe qeveri hajdute. Fusni në rend të ditës, tri kërkesat tona. nuk mund të ketë vijim normal të seancës”!

About Redaksia

Check Also

“Xhaçka”/ Zhupa-Spiropalit: Mos mbani peng Kuvendin për interesa klienteliste

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është shoqëruar me debate, gjatë ditës së sotme. Debati …

Leave a Reply