Reagimi i parë i Ahmetajt, paralajmëron Ramën dhe Veliajn, mesazhi…

Arben Ahmetaj ka paralajmëruar sonte përmes një mesazhi publik Ramën dhe Veliajn me dosjen e inceneratorëve. Ahmetaj thotë se do të dalë kur kur ta kuptoni që s’kam pas lidhje me procedurën, duke kaluar direct kështu përgjegjësinë tek Rama. Po ashtu ai ka paralamëruar Veliajn kur shprehet “do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot”, duke ju referuar dokumentit që ka dalë sot në media ku Veliaj ka marrë direkt përgjegjësinë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

Mesazhi i Arben Ahmetajt

Do dal kur ju të lexoni dosjen.
Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta.
Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shit metra katrorë në treg të lirë.

Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion të pastër bankar një pronë.
Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte.
Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.
Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë.

Do dal kur ju të bëni pyetje të vërtetë se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj.
Do dal kur ta kuptoni që s’kam pas lidhje me procedurën.
Atëherë do dal.
Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit, aq me tepër në opozitë.

About Redaksia

Check Also

Çfarë gjetën prokurorët nga kontrolli i djeshëm tek apartamenti i Ajolës në Sky Tower?

SPAK ka vazhduar veprimet hetimore ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe bashkëshortes …

Leave a Reply