Berisha: Pyetjeve t’u përgjigjet bosi i tij! Rama largohet nga salla

Edi Rama u shfaq sot në seancë vetëm për pak minuta. Ai u largua nga salla kur Berisha kërkoi që ai t’u përgjigjej pyetjeve në emër të Arben Ahmetajt.

“Duhej të ishte në sallë për t’iu përgjigjur pyetjeve në respekt të drejtësisë, qytetarëve. Propozoj që të gjitha pyetjeve t’iu përgjigjet bosi i tij, Edi Rama”, tha Berisha.

Pas kësaj deklarate, Rama largohet nga salla.

Arben Ahmetaj nuk u paraqit në seancën e Kuvendit ku do vendosej për imunitetin e tij.

Por në një letër të hapur, ai përcolli mesazhe direkte dhe indirekte, për Edi Ramën, Erion Veliajn dhe të tjerë kolegë socialistë.

Një paralajmërim ai e kishte edhe për Edi Ramën, i cili sa herë që një zyrtar socialist përfundon në pranga, thotë se përgjegjësia është personale.

About Redaksia

Check Also

Masakra e Elbasanit/ Vendimi i plotë i Gjykatës për zhdukjen e përgjimeve që implikojnë Taulant Ballën

Një stuhi politike nisi që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat …

Leave a Reply