Bardhi: Tregoni vrimën ku Rama e ka fshehur Ahmetajn, Nikolla: S’kam informacion…

Seanca e sotme në Kuvend ku do diskutohen raportet e opozitës dhe mazhorancës socialiste për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, ka nisur me debate.

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar informacion kryeparlamentares se ku ndodhet ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, por Nikolla është shprehur se s’ka informacion dhe se i ka dërguar e-mail.

Diskutimi

BardhiKu ndodhet Ahmetaj?

Nikolla: Nuk kam informacion është informuar në e-mail. Është e drejtë e tij dhe…

Bardhi: Kishit merak për proces zgjedhor të rregullt për Ahmetajn. Nëse është shtruar në spital kemi detyrim ligjor të ndërpresim seancën. A kemi një standard?

NikollaDo ju ndërpres fjalën!

Bardhi: Duke qenë se ai fshihet unë do të vazhdoj me raportin, për të identifikuar vrimën ku Rama e ka fshehur. Jo se na kërcënuat se do na hiqni të drejtën e fjalës.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply