Posti i vërtetë i lojës për Moskën

Pas rrëmujës fillestare, Rusia ka synuar në lindjen dhe jugun ukrainas, por i ka shkuar keq. Tani avancon në Donbas, por paguan sukseset taktike me dëmin strategjik. Ukraina si teatër i ri i përplasjes së re me Amerikën për një vend në diell në rendin botëror.

Një vit nga fillimi i operacionit ushtarak special, raportet e forcës midis Federatës Ruse dhe rivalëve të saj rezultojnë të ndryshuara në favorin e Moskës nga pikëpamja taktike, kurse në planin strategjik Kremlini del totalisht i dobësuar. Pavarësisht ekspansionit territorial në ish Ukrainën lindore dhe jugore, Rusia duhet të marrë shkak nga dobësitë e saj ushtarake, propagandistike dhe inteligjencës të nxjerra në dritë nga kjo përplasje e hapur me Perëndimin, përplasje që konsumohet tani kryesisht në Donbas, por që në të ardhmen mund të shtrihet në teatra të tjera: Indo – Paqësor, Afrikë subsahariane, Levant, Amerikë Latine, Mitteleuropë. Për vendimarrësit rusë është e nevojshme të pyesin mbi atë sesi të përballohen këto sfida me qëllim që pushtimet territoriale të përkthehen edhe në avantazhe gjeopolitike, gjë që deri më tani e ndodhur vetëm pjesërisht. Premisa nga ku të niset është se në 12 muajt e parë të konfliktit operacioni ushtarak special nuk ka ecur sipas planeve. Ky vit i parë i luftës mund të ndahet në 3 faza operative nga pikëpamja ushtarake. Pasi që në dy të parat Moska ka munguar t’i centrojë objektivat e saj më të rëndësishme që kishte vendosur, po fiton fazën e tretë sot në zhvillim, por mbetet e pasigurtë sesa një fitore e tillë mund të konsiderohet edhe strategjike.

Faza e parë e operacionit special ka filluar më 24 shkurt 2022, kur tanket tona kanë kaluar kufijtë ukrainas dhe parashutistët tanë janë lëshuar në dyert e Kievit. Sulmi është pagëzuar nga presidenti Putin «operacion ushtarak» pikërisht pse nuk donte t’i jepte jetë luftës së gjatë dhe të rëndë të pozicionit tani në zhvillim, por një puç i shpejtë  që do ta hiqte Zelenskijn duke e zëvendësuar me një juntë proruse të mbrojtur nga ushtria jonë. Kjo do të mund t’i jepte fund çdo ambicjeje të Perëndimit për ta përfshirë Ukrainën në NATO dhe në sistemet e tij të aleancave. Indikacionet për ushtarët qenë shumë të qarta: përballë avancimit tonë në territoret ukrainase, forcat e armatosura të Kievit në pjesën më të madhe të shpërbëheshin dhe reduktoheshin. Pra urdhërat qenë që të procedohej drejt armikut, edhe kur nuk dukej se donte të spostohej. Pushtimi i kryeqytetit duhej të ndodhte në harkun e pak ditëve. Faza më e vështirë, thuhej atëhere, do të fillonte pas shkarkimit të Zelenskijt. Në këtë moment ushtarët tani do të thirreshin për të garantuar manu militari uljen administratës së re politike proruse, e përbërë kryesisht nga politikanë dhe biznesmenë besnikë të Putinit. Midis tyre do të ishin ish anëtarë të ndryshëm të Partisë së Rajoneve dhe të bllokut të opozitës, si edhe persona të ardhur direkt nga Rusia dhe Bjellorusia.

Sipas parashikimeve, faza e uljes do të kërcënohej nga aksionet e guerriljes së grupeve nacionaliste ukrainase dhe të komponenteve të ushtrisë dhe inteligjencës së Kievit kundër pranisë tonë. Për këtë njerëzit tanë, të shoqëruar nga burimet e tyre vendore, do të duhej të shkonin nëpër shtëpira për të kapur elementët armiqësorë, duke i dhënë fund ekzistencës së grupeve nacionaliste, që të vetëdijshëm apo jo, promovojnë një axhendë properëndimore. Do të bëhej fjalë për një operacion ushtarak policie të pagëzuar si «demilitarizim dhe denazifikim». Kjo shpjegon se pse trupat ruse të dërguara në Kiev qenë mbizotërues repartet e Rosvgardijas, trupës ushtarake të pajisur me një komandë të vendosur direkt nën kontrollin e Putinit e specializuar në menaxhimin e rendit publik, në luftën kundër terrorizmit, në mbrojtjen e selive institucionale dhe në luftimin e aktiviteteve të guerriljes.

Pra, sipas llogarive fillestare, operacionet më delikate do të kryheshin nga reparte me funksione policie ushtarake. Shumë prej ushtarëve tani morën me vete nëpër çanta uniformat e paradës, të gatshëm të marshonin nëpërmjet kryeqytetit ukrainas (që qe sovjetike dhe që më parë akoma qe djepi i qytetërimit rus) për t’i sanksionuar lidhjen edhe simbolike me atdheun dhe çlirimin nga regjimi rusofob dhe properëndimor i ardhur në pushtet më 2014. Sot e dijmë se kapja e Kievit ka qenë një dështim. Janë ende të mjegullta motivacionet për të cilat presidenti Putin tregohej i bindur se do të funksiononte. Ka që thonë se integrimi i inteligjencës dhe i ushtrisë ukrainase në strukturat perëndimore ishte më i thellë nga sa prisnim. Të tjerë theksojnë se presidenti rus është keqkëshilluar nga konsulentët e tij, zyrtarë dhe jo: ka që e ngrenë gishtin kundër Vladislav Surkovit – deri më 2020 këshilltar zyrtar i presidentit për raportet me Abkhazinë, Oshecinë e Jugut dhe Ukrainën – dhe kundër Viktor Medvedçukut, ish deputet ukrainas dhe mik personal i Putinit, më pas i arrestuar nga Zelenskij dhe i evakuuar në Rusi me një këmbim robërisht. Ndoshta nuk do ta dijmë kurrë të vërtetën.

Njohim në fakt me siguri kushtet ku ndodhen ushtarët tanë në dyert e kryeqytetit ukrainas: kolonat e gjata dhe të ngadalta të tankeve që avancojnë drejt Kievit janë prej e lehtë e dronëve ukrainas, kryesisht Bayraktar Tb2 turq, që në shumë raste bombardonin qendrën e kolonave duke shkaktuar izolimin e atyre që qenë në krye. Të privuar nga furnizimet, këto furnizime janë gjetur pak metra nga trupat ukrainase që pavarësisht parashikimeve nuk dorëzoheshin. Shumë prej ushtarëve tanë qenë pajisur për të luftuar në kontekstin e një lufte urbane, jo beteje fushore në fushat e sheshta dhe të akullta ukrainase, pra nuk është e vështirë të kuptohet se pse nuk kanë arritur të avancojnë. Dinamika të ngjashme kanë ndodhur në rrethinat e qyteteve të tjera, për shembull në dyert e Harkovit.

E dështuar kapja e Kievit qysh në mesin e parë të marsit, trupat tona kanë marrë urdhërin që t’i braktisnin progresivisht rrethinat e kryqytetit ukrainas që të rivendoseshin sidomos në Donbas, në Ukrainën jugore dhe përreth Harkovit, territore që forcat e armatosura ruse pjesërisht ia patën dalë t’i kontrollonin. Operacioni ushtarak special për si ishte konceptuar fillimisht përfundonte. Në vend të saj fillonte një fazë e dytë, por mbetej e ndaluar ta quaje «luftë». Kjo fazë duhej të konsistonte në rilidhjen me Federatën e të gjithë Donbasit dhe pjesës më të madhe të territoreve ukrainase të përshkuara nga historia dhe kultura ruse: zonat e Harkovit, Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhzhias, Khersonit, Mykolajivit dhe Odesës, katër të parat pjesërisht të pushtuara. Faza e dytë u përgjigjej nevojave gjeostrategjike, propagandistike dhe identitare.

Nga pikëpamja gjeostrategjike objektivi mbetej përfundimi i shtetit ukrainas properëndimor i ekzistuar nga viti 2014 deri në 2022. Të ardhura në Odesë, trupat do të rilidheshin me ushtarët tanë të ndodhur në Transnitrinë fqinje, duke e privuar kështë Ukrainën nga aksesi në Detin e Zi dhe duke i përqëndruar në duart ruse eksportin e produkteve ukrainase drejt Turqisë dhe Levantit. Kjo do ta kufizonte vendin tek Moska, pasi mbijetesa e tregut ukrainas do të lidhej me korridoret e eksportit drejt deteve të ngrohëta të dhëna nga Rusia dhe me ndihmat perëndimore të drejtuara kryesisht nëpërmjet Polonisë. Kjo do të mund të kushtëzonte gjendjet shpirtlrore të popujve europianë mbi të cilat do të rëndonte përpjekja ekonomike dhe ushtarake në favor të Kievit. Të mëdha qenë shpresat e Shtabit të Përgjithsëm rus për vjeshtën e nxehtë të Europës Perëndimore, popullsitë e të cilës të varfëruar nga shtrenjtimi i energjisë dhe lëndëve të para për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë do t’u kërkonin qeverive të tyre që të mos e furnizonin më Ukrainën me armë dhe ndihma. Sukseset e ushtrisë tonë do të duhej ta shfaqnin kotësinë e furnizimeve të tilla. Nga pikëpamja propagandistike dhe identitare pushtimi i Donbasit dhe i Ukrainës jugore do të duhej të tregonin forcën e lidhjeve të këtyre territoreve dhe Rusisë, megjithëse në 8 vitet e fundit Kievi kishte provuar t’i shkëpusë.

Mendojmë për heqjen e simboleve ruse dhe sovjetike nga Odesa apo për kolonizimin simbolik ukrainas e vënë në zbatim në Mariupol veç të tjerash me dorën e një formacioni nacionalist si Batalioni Azov bashkëjetesa e të cilit me popullsinë vendase shpesh ishte e vështirë, në mos konfliktuale. Lidhja e këtyre territoreve me Rusinë do të shërbente si shembull për popullatat me gjuhë dhe kulturë ruse jashtë Federatës, jo vetëm në Ukrainë. Kjo shpjegon egërsinë në pushtimin e Mariupolit, pavarësisht se nga mesi i marsit 2022 Deti Azov ishte nën kontrollin tonë, gjë që e bënte pushtimin e qendrës urbane të parëndësishme në planin ushtarak. Ushtarët tanë kanë luftuar deri në maj, derikur ushtari i fundit i Kievit është dorëzuar. Pavarësisht kësaj fitoreje simbolike, e përdorur nga propaganda jonë për ta kompaktësuar popullin rus, faza e dytë e operacionit special i ka munguar objektiat e saj strategjikë më të rëndësishëm. Pasi ka pushtuar edhe Sjevjerodonjeckun dhe Lysyhanskun duke e çliruar kështu të gjithë oblastin e  Luhanskut, ushtarëve tanë ju është dashur të përballojnë një kundërsulm të fuqishëm ukrainas që në fund të verës ka detyruar një tërheqje të turpshme nga oblasti i Harkovit dhe deri humbjen e territoreve përgjatë rrugës që lidh Svatoven dhe Kreminan. Sjevjerodonjecku dhe Lysyhansku mbesin afër luftimeve, të ekspozuara ndaj zjarrit dhe të populluar nga grupe të armatosura proukrainase që kryejnë akte sabotazhi dhe i shënojnë ushtrisë ukrainase pozicionet tona. Raketat amerikane i mundësojnë ushtrisë ukrainase t’i godasin bazat tona me një saktësi të caktuar, duke e kursyer popullsinë civile nëse konsiderohet joarmiqësore.

Për shkak të humbjeve, Moskës i është dashur të fusë mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve të ushtrisë, duke thirrur qindramijëra njerëz nga e gjithë Rusia për të luftuar në Donbas. Pastaj ka urdhëruar pjesën më të madhe të trupave të qëndrojnë Donbas, megjithëse urdhërat fillestare qenë të transferoheshin në Ukrainën jugore ku do të duhej të çanin frontin në Mykolajiv për të arritur Odesën. Vështirësitë ushtarake na kanë detyruar të mbrojmë atë që mezi e patëm pushtuar dhe që rrezikonim ta humbisnim. Spostimi i trupave nga Donbasi në brigjet e Detit Azov është gjithnjë e më i rrezikshëm pasi rruga që lidh Donjeckun me Mariupolin kalon në disa pika pak larg nga pozicionet ukrainase. Raketat perëndimore i mundësojnë ushtrisë së Kievit që t’i shënjestrojnë këto rrugë komunikimi, duke e kompromentuar transferimin e mjeteve tona ushtarake. Rrugë të tjera janë vështirë të kalueshme pasi nuk janë të asfaltuara dhe të minuara nga ukrainasit në 8 vitet e mëparshme. Trupat tona në Ukrainën jugore ju është dashur të përballen me probleme serioze furnizimi, të rënduara nga kundërsulmi ukrainas i vjeshtës 2022. Ura Antonivskij, rruga kryesore e komunikimit midis bregut jugor të Dnieprit dhe qytetit Kherson (qendra e vetme e rëndësishme në bregun e kontrolluar prej nesh), është shembur nga artileria ukrainase duke e bërë të pamundur transferimin në qytet të njerëzve dhe mjeteve të nevojshme për ta mbrojtur. Kështu që ushtria jonë është detyruar të bëjë një tërheqje progresive në bregun tjetër, e përfunduar në nëntorin e 2022, që ka shënuar perëndimin e ambicieve – të paktën për momentin – e arritjes së Odesës dhe përfundimin e fazës së dytë.

Faza e tretë e operacionit ushtarak ka filluar me tërheqjen nga Khersoni dhe vazhdon akoma sot. Konsiston në dy manovra të veçanta. Njëra është mbrojtja e territoreve në jugun e kontrollit tonë, domethënë pjesët e oblastit të Khersonin dhe Zaporizhzhias të pushtuara nga 24 shkurti 2022. Këtu janë ndërtuar linja të mëdha mbrojtëse për të përballuar kundërsulme të mundëshme të ukrainase të nisur përtej Dnieprit. Janë vendosur edhe qindra postblloqe rrugore për ta vënë në siguri territorin nga grupet e armatosura proukrainase. Në këto oblaste faktikisht ushtarët tani duhet të përballen me një emergjencë më pak të shënuar, në mos munguese, në Donbas: armiqësia e pjesëve të rëndësishme të popullsisë që solidarizohet me ushtrinë e Kievit dhe me grupet e armatosura proukrainase që operojnë nga fillimi i operacionit special. Bëhet fjalë për formacione spontane apo të krijuar nga inteligjenca ukrainase, përgjegjës për vrasje, sabotime, djegie, atentate me autobomba apo mjete të tjera shpërthyese kundër ushtarakëve tanë, postblloqet, eksponentët e administratave të reja proruse dhe familjet që përpiqen për ne. Midis popullsive të këtyre oblasteve dhe qytetarëve të Donbasin nuk ka diferenca të pastra etnike apo gjuhësore, por qasja e tyre ndaj rusëve është ndryshe. Nuk mungon kush simpatizon me ne, por grupet e armatosura nuk do të mund të vepronin në rast se nuk gëzonin konsensusin midis vendasve. Veç kësaj, inteligjenca ukrainase ka influencuar disa grupe tatarësh të Krimesë banorë këtu, që tregojnë ndaj nesh një ftohtësi e vështirë për t’u tejkaluar. Kjo armiqësi e përhapur ka gjeneruar një ndjenjë mosbesimi tek disa ushtarë tanë, që prisnin të priteshin si çlirimtarë nga një popullsi e shtypur nga nacionalistët ukrainas. Edhe për këtë po përdoren masivisht Rosgvardija dhe forcat speciale çeçene, të specializuara në oepracionet e represionit të grupeve të armatosura dhe të kushtuar në aksione terroriste.

Manovra e dytë po zhvillohet në Donbasin verior, në veriun e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut. Duke u nisur nga pozicionet përreth Sjevjerodonjeckut dhe Lysyoanskut, fronti ynë avancon drejt qendrës së rajonit të Donjeckut duke provuar të ndajë më dysh të dy oblastet për të penguar lidhjet midis trupave ukrainase të vendosura në shpinë të qytetit të Donjeckut dhe pjesës më të madhe të forcave të tyre të përqëndruar përreth Slovjanskut dhe Kramatorskut. Manovra synon të prishë ngërçin përreth Donjeckut, qytetit më të rëndësishëm të Donbasit ende në afërsi të pozicioneve ukrainase, që e shënojnë në mënyrë konstante. Për muaj kemi provuar ta largojmë armikun nga perimetri urban, por fronti nuk ka lëvizur pavarësisht humbjeve të shumta midis radhëve tona. Vështirësia diktohet nga fakti që në 8 vitet e fundit ushtria ukrainase ka krijuar një vijë mbrojtjeje të ngjeshur që kap qytetin, të përbërë nga labirinte, fortifikata dhe sisteme videosurvejuese që i mundësojnë të monitorojnë spostimet tona. Megjithatë, për të mbajtur pozicionet edhe ushtarët tanë po pësojnë humbje të mëdha. Ushtria jonë po provon kështu ta izolojë zonën për ta privuar nga furnizimet dhe t’i detyrojë trupat e Kievit të tërhiqen prej disa dhjetëra kilometrash, duke i dhënë kështu fund rrethimit. Për këtë operacion Putini ka vendosur t’ia besojë Grupit Wagner, kompanisë private të kontrolluar nga Evgenij Prigozhin: një ushtri e dalluar nga ajo ruse që merr urdhëra nga një nivel drejtues i huaj nga Ministria e Mbrojtjes, duke qenë në varësitë direkte e Prigozhinit. Njerëzit e saj kanë përvoja luftarake të diversifikuara, duke qenë të përdorur kudo në botën që Rusia lufton për të promovuar interesat apo nevojat e saj për të realizuar aksione ushtarake përgjegjësia e të cilave nuk duhet të jenë direkt nën përgjegjësitë e Kremlinit, si në Donbasin midis viteve 2014 dhe 2015 apo në Siri. Trupat e Wagner po avanmcojnë në rripin e tokës që ndan Soledarin nga Bakhmuti.

Në këtë moment Rusia po fiton kështu në planin taktik, duke i marrë terren Ukrainës dhe duke i shkaktuar humbje konsistente njerëzore dhe materiale. Sulmi evidenton sesa Kievi varet nga mbështetja perëndimore dhe për këtë Moska është e vetëdijshme, si edhe për faktin që ardhja e armatimeve të reja – dhe eventualisht trupave – në mbështetje të ushtrisë ukrainase mund të rezultojë vendimtare. Rezultati i kësaj faze të tretë është i lidhur jo edhe aq me aftësinë operative të ukrainasve, që megjithatë demonstrojnë këmbëngulje dhe aftësi organizative të papritura, sa me vendosmërinë perëndimore që vazhdojnë ta mbështesin Kievin nga pikëpamja ushtarake, ekonomike dhe politike. Në këtë moment Fedarata Ruse duhet të pushtojë sa më shumë territor që të jetë e mundur, për qëllime strategjike, por edhe për të bindur opinionet publike perëndimore që mbështetja e tyre ndaj Ukrainës është e kotë, për të forcuar kështu ata që i kundrëvihen. Tashmë edhe ne e njohim hapur se ky konflikt është manifestimi i një përplasjeje më të gjerë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Një rezultat i operacionit special që i kënaq të dyja palët, ruse dhe perëndimore, nuk do të mund të çonte automatikisht në rikompozimin e ekuilibrave ndërkombëtarë përpara 24 shkurtit 2022. Rendi më parë në fuqi është tashmë i dalëmode, do t’ju shërbejë pra disponueshmërisë së të dyja palëve për të krijuar një të ri të mbështetur mbi respektimin e interesit gjeopolitik të tjetrit dhe të vijave të kuqe për të mos u tejkaluar për garantimin e një bashkëjetese të pranueshme.

Prandaj Rusia duket të marrë një qasje realiste, duke pranuar se sikur edhe ky operacion do të duhet të përfundojë me një marrëveshje të kënaqshme, vendndodhja jonë në rendin e ri ndërkombëtar do të jetë pashmangshmërisht më pak e favorshme se më parë. Me operacionin në Ukrainë donim ta vinim në gjendje shahu Perëndimin, duke i dhënë provën e forcës tonë ushtarake dhe kapjen emotive mbi popullsinë ukrainase. Dështimi i dy fazave të para ka çuar në një humbje prestigji: vështirë se do të arrijmë t’i përkthejmë sukseset aktuale në Donbas në një avantazh gjeostrategjik kundrejt kundërshtarëve tani, por po e provojmë.

(nga Limes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Dy zemra në një sigurim! Dhurata origjinale për Shën Valentin

Për këtë Shën Valentin, Sigal sjell një ofertë të veçantë për dashurinë tuaj: Bli një …

Leave a Reply