Edi Rama dhe shëmbëlltyra e tij

Nga Ersi NISHANI

Edi Rama tashme ne shembelltyre ka marre formen e Presidentit Snow , diktatorit te eger te best-sellerit “The Hunger Games“ te autores Suzanne Collins, rol i cili u misherua ne menyre te persosur nga aktori i madh Donald Sutherland.

Ne 25 vjet ne pushtet te panderprere, Edi Rama shkaterroi cdo gje. Ai betonizoi Tiranen, nxiti kulturen e korrupsionit per leje ndertimi, minoi integrimin europian te Shqiperise ne opozite dhe deshtoi ne integrimin e Shqiperise tashme prej 10 vjetesh ne qeveri, masakroi Kushtetuten, ligjet e kodet e saj, infektoi Partine Socialiste me cuba dhe horra, promovoi krimin dhe mafien ne kabinetin e tij qeveritar dhe adiministraten shteterore, dhunoi sistemin e drejtesise dhe cdo institucion te pavarur vetem e vetem qe ti kishte ne dore, shkaterroi ate pak besim qe u krijua ne zgjedhjet ne Shqiperi me 1001 forma te tjetersimit te vullnetit te popullit.

Edi Rama ndyu rradhet e opozites me mercenare te tij dhe ata qe nuk ishin te tijet i bleu me leket e atyre qe i kishin votuar.

Ky popull eshte rrjepur nga Edi Rama dhe kabineti i tij ne forma nga me te ndryshmet, duke lidhur kontrata skandaloze korruptive apo duke prishur kontrata te rregullta per interes personal te Edi Rames duke i gjobitur shqiptaret me qindra miliona euro, borxhe qe cdo njeri prej nesh do i paguaj per dekada me rradhe ndersa Edi Rama kridhet ne kopshtet miliona euro ne mes te kryeministrise.

Edi Rama sillet sot sikur eshte i padituri me i madhe; turfullon e rrokulliset a thua se ja ben mbrapa krahu.

Jo, jo..pa autorizimin e shefit te madh nuk leviz as nje fije floku. Shefi madh nuk pyet as per Tigrin, as Gjushin, as Terin, as Sajen, as Gacin, per Lalin jo e jo. Ai eshte gati te sakrifikoje cdo njerin prej atyre qe e rrethojne a i dalin perpara, sepse vetem pushteti e mban larg nga hetuesit dhe prokuroret.

Por pushteti ne republiken e Edi Rames, ashtu si ne Republiken e Presidentit Snow e ka populli, res-publicas, çeshtje e popullit. E ne kete univers ku jetojme, do a nuk do Edi Rama, bota rrotullohet e cdo te mbjellesh do te korresh…

About Redaksia

Check Also

Pse Komisioni i Venecias rrëzoi Gjykatën Anti Kushtetuese si dhe Strukturën Anti Kombëtare SPAK?

Nga Adriana KALAJA Pse Komisioni i Venecias, përveç mafies rilindase në Kuvend, rrëzoi si Gjykatën …

Leave a Reply