Studentët e mjekësisë kanë kërkuar sot që të jenë sërish pjesë e komisionit ku po diskutohet për projektligjin që pritet t’i detyrojë ata që të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Ata shprehen se nuk janë lejuar që të futen në komision, duke njoftuar se ditën e enjte do të zhvillojnë një protestë, për të kundërshtuar këtë projektligj.
Në një deklaratë për mediat, një përfaqësuese nga grupi i studentëve ka deklaruar se ditën e enjte ata do të mblidhen për të protestuar kundër kushtit për kontratën, ku citoi “ministrja thotë se studentët njëherë të vetme të respektojnë ligjin ndërsa ne duam të dëgjohemi. Duam të jemi pjesë e komisioneve”.
“Ata kanë çaluar me shkeljen e ligjit, ministrja thotë se studentët njëherë të vetme të respektojnë ligjin ndërsa ne duam të dëgjohemi. Duam të jemi pjesë e komisioneve, të enjten kemi paralajmëruar protestë në datën 20, ora 9:00. Ftojmë të gjithë të na bashkohen, kauza e sistemit shëndetësor është e të gjithëve jo vetëm e jona”, tha një studente.