Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp pas një takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Rama nuk dha dot asnjë përgjigje për banditët dhe bashkëpunëtorët e tij dhe e adresoi përgjigjen në FaceBokk, në një monolog që ka bërë para pak ditësh ku kërcënoi ish-zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj dhe tentoi t’u hedhë sy shqiptarëve me tezën e tij të zakonshme, “unë nuk di gjë”.
Gjatë konferencës Rama është pyetur nga gazetarja e ‘Syri Tv’, Ambrozia Meta, në lidhje me zhvillimet e fundit të drejtësisë që kanë prekur ish-bashkëpunëtorët e tij socialistë, më konkretisht Safet Gjici, Rrahman Rraja dhe Arben Ahmetaj, emrat e të cilëve janë përmendur gjerësisht për problemet dhe lidhjet me ngjarjet e jashtëligjshme.
“Për të gjitha këto pyetje duhet të klikoni në faqen time në Facebook dhe t’i referoheni mesazhit tim për shqiptarët ku këto pyetje edhe më shumë kanë marrë përgjigje. Edhe për Rrajën duhet të klikoni në faqen time dhe t’i referoheni mesazhit për shqiptarët, aty e keni përgjigjen”, u shpreh Rama.