Inceneratorët, Kryemadhi: Kush ka ngjyer gishtin do të marrë edhe reston!

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, nuk e ka fshehur kënaqësinë që drejtësia po reagon ndaj korrupsionit të qeveritarëve dhe jo vetëm për aferën e inceneratorëve.

Në një mesazh në Fb, Kryemadhi, e cila i është përkushtuar me shumë energji, denoncimit të kësaj afere duke u bërë protagoniste edhe e një investigimi me video hap pas hapi për të treguar se mbetjet nuk digjen dhe se numri i zyrtarëve të përfshirë është shumë i madh, shkroi në Facebook:

“Drejtësia vonon, por nuk harron. Kur ka opozitë të pablerë dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, ka gjithmonë shpresë për shqiptarët. Vendimi i BE për fondet e bujqësisë ishte i ditur, i denoncuar prej meje qysh në maj 2022. Kush ka “ngjyer gishtin” me incenerarorët, do të marrë edhe reston. Bye…” e mbyll  Kryemadhi shënimin.

Lidhur me bllokimin e financimit të BE-së për bujqësinë, kujtojmë se në maj të vitit të kaluar, Kryemadhi bëri një denoncim specifik:

“I tillë është edhe kjo serrë pranë inceneratorit të Tiranës, – tregoi atëherë deputetja. –  Investim ky, që i takon kohës së drejtimit nga ministrja Krifca, por i papromovuar nga ana e saj. Shqiptarëve u jepet luga bosh, klientëve të inceneratorëve u shtrohet tapeti i kuq për të fituar çdo gjë. Goditja pa kompromis e abuzimit të detyrës dhe korrupsionit në nivelet e larta, është kyç për të dekriminalizuar politikën dhe realizuar një shtet të së drejtës me standarde evropiane”.

About Redaksia

Check Also

SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës, ja për çfarë dyshohet

SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke …

Leave a Reply