Berisha: Projektin e djegësit të Tiranës e ka bërë bashkëshortja e Veliajt! Koncesionin e kanë edhe për fëmijët e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të rëndë në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku në skenë del bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Berisha theksoi se studioja e bashkëshortes së Veliajt ka qënë konsulente e inceneratorit të Tiranës dhe se koncesionin e kanë bërë edhe për fëmijët e tyre sepse e kanë për 30 vite.

“A e dini kush e ka bërë projektin e djegësit të Tiranës? Kush ka qenë konsulente?

Studio e Velicës! E bashkëshortes së Erion Veliajt.

Studio aktive dhe superaktive në këtë problem.

Ku është? Pse Erion Veliaj është anëtar kryesor i klanit të plehrave?

Së pari, Erion Veliaj është nismëtari, që e kaloi nga prokurim publik, në koncesion. E nuhati se fitohej më shumë dhe se mund t’ia linte edhe djalit.

Ia kalon për koncesion ministrit Shkëlqim Cani, ai e kundërshton. Ia dërgon Arben Ahmetajt, ai e refuzon. Ia dërgon letrën e dytë dhe më pas të tretën, dhe Ahmetaj shkruan: No koment, meqenëse kjo është kompetencë e qeverisë vendore.

Ahmetaj është në tavë me këtë.

Erion Veliaj që kërcënoi një gazetare që publikoi një fragment të dosjes.

Erion Veliaj, me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin është kupola e djegësit të Tiranës.

Por çfarë ka ndodhur tani? Tani që ka plasur gjirizi dhe ka mbuluar anekënd hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare, tani vini si kalojnë shkresat? Ato kanë vetëm një qëllim, që të tregojnë se Zoto dhe Mërtiri janë pronarët e sipërmarrjes.

Po pse thashë unë që këtë koncesion e kanë edhe për fëmijët e tyre? Sepse e kanë për 30 vite. Natyrisht me të drejtë përsëritje. Dhe për 30 vite kanë përllogaritur 300 milionë.

Po sa shkon? Vetëm në 6 vite, janë shpenzuar aty 110 milionë euro. Prandaj në zhargonin e mafias thuhet se kush kap plehrat, kap miliarda”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Masakra e Elbasanit/ Vendimi i plotë i Gjykatës për zhdukjen e përgjimeve që implikojnë Taulant Ballën

Një stuhi politike nisi që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat …

Leave a Reply