Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për inceneratorët

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e fundit parlamentare ku do të diskutohen 17 pika, ku në rendin e ditës janë raporti i vitit 2022 i KLSH-së, miratimi i projektligjit për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale si dhe projektligji për studentët e mjekësisë.

Sipas njoftimit, në rendin e ditës nuk përfshihet kërkesa për debat mbi çështjen e inceneratorëve e kërkuar nga opozita.

Deputeti socialist Toni Gogu, një ditë më parë bëri me dije se Kuvendi do të vendosë nëse kjo çështje do të hyjë në rendin e ditës apo jo.

Sipas tij, tashmë kjo çështje i përket drejtësisë dhe nuk është një urgjencë për t’u diskutuar në parlament.

Nga ana tjetër rrëzimi i kërkesës së opozitës shkaktoi shumë reagime nga deputetët, të cilët u shprehën në dalje për mediat se parlamenti është kthyer në dyqan të dy personave të shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve, Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …

Leave a Reply