Të kritikosh Sali Berishën nuk mund të jetë e vetmja “liri” gazetareske…

Nga Gent STRAZIMIRI

Dy ditë më parë, teksa Sali Berisha paraqiste prova se në një moment të caktuar linja editoriale e BIRN kishte shërbyer për të publikuar të pavërteta dhe kishte refuzuar të publikonte përgënjeshtrimin, gazetarë të pranishëm reaguan, kush me grimasa pakënaqësie, ndonjë edhe me fjalë duke i kërkuar “të mos sulmonte kolegët”…

Kjo vazhdoi edhe në debatet e asaj mbrëmje.

Vetëm 48 orë para këtij episodi, gazetarja e BIRN Ola Xama, kishte publikuar faktin se ishte fyer e kërcënuar nga Erjon Veliaj me sms, për një shkrim investigativ të bazuar në shkresa zyrtare e, dosje penale po ashtu zyrtare.

Reaguan menjëherë në mbrojtje të saj dhe në dënim të aktit të Veliajt dy organizata ndërkombëtare gazetarësh.

Reagoi menjëherë edhe Sali Berisha!

E botuan dy tre media online, dhe e injoruan të gjitha të tjerat…

Pothuaj asnjë reagim nga gazetarët shqiptarë, kolektivisht apo individualisht, përfshi edhe ata që i kërkonin Sali Berishës 48 orë më pas “të mos sulmonte kolegët e BIRN”…

Njësoj si për rastin “Agon”, njësoj si për emisionin investigativ të “Vizion plus” etj., etj., etj.

Sot, organet e shtypit dhe të propagandës së pushtetit e kanë shtyrë edhe më tej “gardhin” duke publikuar shkrime sulmuese ndaj koleges së tyre Xama, e më keq akoma duke legjitimuar sulmin Erion Veliajt, këtij kërcënuesi recidiv gazetarësh e mediash.

Prapë asnjë reagim as kolektiv e as individual nga gazetarët shqiptarë në mbrojtje të koleges, përfshi dhe ata që i kërkonin Berishës të mos kritikonte BIRN për një shkrim të pambështetur në prova e për të cilin ishte refuzuar publikimi i përgënjeshtrimit…

Ka një emergjencë imediate kjo shoqëri, që ka prioritet mbi çdo emergjencë tjetër nga ato shumë me të cilat përballet.

Gazetarët (nëse ka të tillë) duhet të ndahen urgjent nga “punonjësit e shtypit dhe të propagandës” së pushtetit, dhe duhet ta bëjnë sot, menjëherë dhe publikisht!

Rasti “Ola Xama” nuk është i pari dhe nuk do të jetë as i fundit nëse nuk do të ketë reagim.

Heshtja e gazetarëve shqiptarë në mbrojtje të saj nga kërcënimi i Erjon Veliajt, edhe pas reagimit energjik të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve, është një tregues fatkeqësie për të sotmen dhe ogurzi për të nesërmen.

Çlirohuni! Të paktën arrini standardin e Sali Berishës në mbrojtje të lirisë suaj.

Bëjeni, sepse ajo është edhe liria e shoqërisë!

About Redaksia

Check Also

Pse Komisioni i Venecias rrëzoi Gjykatën Anti Kushtetuese si dhe Strukturën Anti Kombëtare SPAK?

Nga Adriana KALAJA Pse Komisioni i Venecias, përveç mafies rilindase në Kuvend, rrëzoi si Gjykatën …

Leave a Reply