Janë mjekë, jo nizamë!!!

Nga Gent STRAZIMIRI

“Nizam – ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Perandorisë Osmane.  Organizimin e Nizamit e nisi në fillim të shek XIX sulltan Selimi III. E vazhdoi me energji këtë reformë, në kuadrin e përgjithshëm të “Tanzimatit”, Mahmudi II.

Shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm pa shpërblim për të gjithë myslimanët për 5 vjet si rekrutë e 7 vjet si rezervistë (redif).  Të krishterët paguanin një tatim të veçantë (nizamie) në vend të shërbimit ushtarak.”

Ky është në thelb ligji që qeveria “Edirama III”, propozon si zgjidhje për mjekët e Shqipërisë, këtij vendi anëtar i NATO-s. Njësoj si sulltan Selimi III në shekullin XIX. Kaq anakronike, regresive, jashtë kohe dhe e padrejtë është “rrugëzgjidhja” që ofron qeveria “evropianiste”, “progresiste” e mbi të gjitha “sociale” e socialistëve shqiptarë.

Për mjekët tanë, intelektualët e rinj të një Shqipërie që “po ecën me hapa të sigurtë drejt integrimit evropian”, janë dy, që të dyja otomane:
– o mysliman i Perandorisë Otomane me detyrimin për 5 vjet ushtri të detyruar…
– 0 kristian i Perandorisë Otomane, që për të mos shkuar 5 vjet ushtar, duhet të paguajë tatimin përkatës, të quajtur “nizamie”…

Kaq afër Evropës jemi, kaq “evropiane” e kemi qeverinë “Edirama III”. Sa sulltan Selimi III e sulltan Mahmudi II, në shekullin “xix”…

Për fatin tonë të mirë, studentët e mjekësisë po refuzojnë të jenë pjesë e një shoqërie otomane, që pranon çdo “iradé” e “ferman” në heshtje e kokëulur. Është koha e tyre!  Jashtë kohe janë sulltanët, sulltanatet, deformat “à la Tanzimat” dhe cilido që hesht e nuk del në shesh me ta! Kaq!

About Redaksia

Check Also

Krisma nuk pati

Nga Lutfi DERVISHI Sipas Policisë së Shtetit, gjithçka ishte në rregull. Rendi publik nuk u …

Leave a Reply