Luftërat nuk bëhen më për naftën, por për litiumin dhe materialet e tjera teknologjike. Ja pse Kazakistani i lëshon lëng nga goja Rusisë dhe Kinës.
Nëse një natë të kthjellët dhe pa erë një udhëtar, përgjatë rrugës që përshkon Andet, do ta hidhte shikimin nga dritrja e avionit teksa kalon territorin bolivian të Potosit një ndër më të varfërit e botës, do të goditej nga shtrirja e madhe si prej qumështi e kripës e quajtur Salar de Unuy në 3600 metra lartësi dhe do të kishte përshtypjen se do kishte arritur Hënën. Një zonë gjiganteske që shtrihet për 10000 kilometra katrore, atje ku bardhësia e akullt nokturne transformohet në një shkëlqim verbues dhe të nxehtë nën rrezet mitraluese diellore. Ajo kripë nuk shërben për të aromatizuar pijet, por për të nxjerrë më të lehëtin e metaleve, me një dendësi të barabartë me gjysmën e asaj të ujit, i akullt si argjendi, i gatshëm të oksidohet në kontakt me ajrin dhe deri paksa eksploziv. I zbuluar në Suedi në fillimet e ‘800 dhe i quajtur litium, për një shekull është përdorur sidomos kundër shqetësimi bipolar, depresionit, skicofrenisë, deri sa nuk është bërë materiali bazë për të prodhuar tricium dhe absorbuar neutronte gjatë fuzionit bërthamor. Me pak fjalë, bomba e ka transformuar në një armë, edhe pse vazhdon të ketë shumë zbatime civile si në optikë, në pastrimin e ajrit, në mjekësi. Sot 65% e litimumit shërben për bateritë e llojeve të ndryshme; 18% për të prodhuar qeramikë dhe xham; 5% për vajrat lubrifikuese; 12% i mbetur ka destinacione të tjera finale. Është bërë me pak fjalë materiali themelor i erës së re dixhitale, ashtu si qymyri dhje nafta kanë qenë për revolucionin e parë dhe të dytë industrial, por nuk është i vetmi. Strategjike janë tashmë të 17 elementët e quajtur metale të rralla: Lantaniumi, Ceriumi, Praseodimiumi, Neodimiumi, Samariumi, Europiumi, Gadoliniumi, Terbiumi, Disprosiumi, Olmiumi, Erbiumi, Tuliumi, Iterbiumi, Luteciumi, Itriumi, Promeciumi dhe Skandiumi. Për ta përleshet, luftohet, vritet në Kongo, ashtu si në Mianmar, në Afganistan, në Kazakistan, në Amerikë Latime. Ka që flasin për kolonializëm minerar pasi edhe një herë akoma loja e fuqive të mëdha shënohet nga fitimi i resurseve që nxirren nga toka, disa prej të cilave të destinuara që të ezaurohen shumë shpejt.
Salar de Unuy është rezerva më e madhe në botë dhe Bolivia, bashkë me Argjentinën dhe me Kilin, formojnë “trekëndëshin e litiumit”, ku ndodhet 70% e rezervave të vlerësuara deri më tani, baraz me 14 milion ton. Nga ana tjetër, Amerika Latine posedon minerale të rralla dhe “metale teknologjikë” për një total prej 50 milion tonësh, 40% të ofertës globale. Vetëm në Bolivi rezervat e litiumit do të ishin baraz me 21 milion ton. Pason Argjentina me 17 milion ton dhe Kili me 9 milion. Ndërsa Brazili është prodhuesi më i madh botëror i niobiumit, me 59000 ton të nxjerra në 2019 dhe 11 milion ton rezerva të sqaruara. Pastaj është koltani, komponent kryesor për celularët dhe videokamerat, i nxjerrë me teknika të prapambetura dhe krah pune vendas në Kolumbi, e cila posedon 5% të rezervave globale. Nga Andet tek Tesla është një udhëtim i gjatë, edhe më i gjatë që të çon në Pekin. Kina posedon edhe ajo rezerva të rëndësishme, ashtu si Australia, që gërmon nëntokë për ta nxjerrë litiumin dhe është ende furnizuesi kryesor (61% të prodhimit botëror) i ndjekur në distancë nga Kili (18%), Kina (9%) dhe Argjentina (8%). Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut kanë dominuar deri më tani tregun e importeve. Pjesa më e madhe e litiumit nxirretj nga Pesë Motrat, dy amerikane (Albermarle dhe Livent), një kiliane (SQM) dhe dy kineze (Tianqi Lithium dhe Ganfeng). Tri të parat kanë një kuotë të tregut prej 66% të ndarë midis Albermale, SQM dhe Tianqi, që kontrollon tashmë minierën më të madhe australiane, Greenbushes. Modo (grupi Volkswagen) vlerëson se kërkesa për bateri të rikarikueshme do të rritet me 6 herë brenda vitit 2028, nga këtu gara për litiumin dhe metalet e rralla. Një dopjogjashtë për talibanët sikur vetëm të arrinin atë që fsheh nëntoka e Afganistanit. Sipas studimeve të fundit, nën sandallet e studnetëve kuranikë të bërë zotërinj lufte fshihet një kundërvlerë potenciale e vlerësuar në 1000 miliard dollarë, që mund të arrijë lehtësish në 3000. Amerikanët e dinin shumë mirë.
Në 2006 agjencia shkencore qeveritare, United States Geological Survey, u dha rrugë rilevimeve ajrore të resurseve minerale, me ndihmën e aparaturave të avancuara të instaluara mbi një avion Orion P-3 të Marinës amerikane. Pas rezultateve të habitshme të investigimeve të para, në 2007 USGS filloi ato që u quajtën “analizat gjeologjike më të plota të kryera ndonjëherë”. Rezultatet i lanë të gjithë me gojëhapur: nëndheu afganas përmbante deri në 60 milion ton bakër dhe deri 2.2 miliard ton hekur dhe më pas vinte alumini, ari, argjendi, zinku, mërkuri dhe litiumi. Pa harruar 1.4 milion ton Rare Earth Elements (REE), si lataniumi, ceriumi, neodimiumi. E dinin edhe rusët, por atëhere nuk dukeshin resurse strategjike. Askush nuk ka arritur të hedhë dorën mbi këtë potencial të madh minerar, do t’ia arrijnë kinezët? Në Argjentinë Pekini kontrollon 41% të prodhimit dhe 37% të rezervave të metaleve të rralla; në Australi 58% të prodhimit dhe 19% të rezervave; në Bolivi merr pjesë në 100% të sektorit nëpërmjet një marrëveshje aksionare, ashtu si në Brazil; në Kili në 67%, në Republikën Popullore të Kongos influencon mbi 52% të prodhimit të kobaltit me kuota pjesëmarrjeje dhe marrëveshje furnizimi; në Afrikën e Jugut është në të gjitha vendet kryesore të nxjerrjes dhe përpunimit. Edhe pse gëzon një rezervë të pasur të brendshme, Kina nuk ka rezerva të mjaftueshme të 3 resurseve minerare jetike për ambiciet teknologjike: kobaltit, metaleve të grupit të platinit dhe, pikërisht, litiumit. Prej kohësh po përgatitet ta zgjerojë pozicionin e saj në tregun e vanadiumit dhe të grafitit, duke siguruar furnizime shtesë dhe duke ndërtuar zinxhirë furnizimi të integruar. Vanadiumi është një metal tranzicioni i përdorur në bateritë me fluks, në magnetët superpërçues dhe në lidhjet me rezistencë të lartë për motorë me reagim dhe avionë supersonikë. Kompanitë kineze prodhojnë tashmë 56% të vanadiumit dhe vendi posedon 48% të rezervave. Por Pekini nuk mjaftohet dhe konkurron edhe në Rusi, në kuadër të asaj që Kina e ka quajtur “një aleancë të pathyeshme”, e nënshkruar në Afganistan në vijim të tërheqjes amerikane dhe e konfirmuar tani në Kazakistan, prodhuesi i parë në botë i uraniumit, sipas zgjedhjes së bitcoin pas Shteteve të Bashkuara (18% e të gjithë kalkulimeve në superkompjuterët ndodhin në vendin aziatik), furnizues i madh me gaz dhe naftë edhe i Italisë.
Revolta kundër regjimit ka shpërthyer prej shtrenjtimit të metanit. Vendi është i pasur, por shërben mbi të gjitha për ta eksportuar dhe arkëtuar dollarë. Ndërhyrja ruse për të “rivendosur rendin” ka pasur mbështetjen e plotë të Pekinit dhe tregon se vendi më madh i Azisë Qendrore, bashkë me Afganistanit, është bërë posti i një Loje të Re të Madhe, i ndryshëm nga ai i treguar nga Rudyard Kipling në korrespondencat për “London Times”, sidomos sepse Perëndimi nuk është më protagonist, por spektator: letrat në dorë të Rusisë neocariste dhe Kinës, fuqi e re globale. Lartësia e egër afganase ka djegur kolonializmin britanik, mundur ekspansionizmin rus dhe poshtëruar krenarinë amerikane, tani është nyja e ekuilibrit të ri aziatik, domethënë vlen edhe për Kazakistanin, zemra gjeografike e një kontinentiqë si Rusia, ashtu edhe Kina, e konsiderojnë bahçen e tyre, por gjeopolitika nuk ushqehet vetëm me armë dhe kalkulime politike, ushtritë kanë nevojë për furnizime, mbretëritë dhe perandoritë për resurse materiale. Dhe këtu hyjnë në lojë pasuritë e tokës dhe nëntokës.
Duke shfrytëzuar resurset shumë të pasura energjitike të Kazakistanit – pak më shumë se 18 milion banorë, por një territor i madh sa e gjitha Europa Perëndimore – 81 vjeçari Nursultan Nazarbayev, prej 30 vitesh në pushtet, ka mbetur në tutelën e Moskës, por ka pritur krahë hapur kompanitë perëndimore, nga ENI tek SHELL, nga Chevron tek General Electric: 161 miliard investime direkte në 2020, prej të cilave 30 vetëm nga Shtetet e Bashkuara, ¾ të atyre të të gjithë rajonit. Brenda kufijve të tyre gjendet rreth 60% e resusreve minerare të ish Bashkimit Sovjetik, nga hekuri tek qymyri, bashkë me rezerva të rëndësishme të naftës (mbi 1.5 milion fuçi në ditë), metanit, uranit. Dhe pastaj është kufiri i tokave të rralla. Në 2019 Nazarbayev e ka lënë presidencën në duart e delfinit të tij Kassym-Jomart Tokayev, që ka kryer një kthesë prokineze dhe kërkon të emancipohet nga mentori i tij i mbetur njeri i fortë i regjimit. Statuja e despotit të vjetër në fron e rrëzuar nga manifestues bëhet kështu simboli i një kursi të ri. Në Kazakistan përgatitej një grusht shteti, siç thotë versioni zyrtar? Dhe i organizuar nga kush, nga fondamentalistët islamikë? Le të mos tallemi. Nëse mendojmë për një komplot, duhet të pyesim kujt i vjen për mbarë. Përgjigja është se deri më tani i vjen për mbarë Moskës dhe Pekinit. Ariu rus dhe dragoi i kuq e kanë shtrënguar goditjen pa Shtetet e Bashkuara dhe Europa të bënin gëk. Kina ka parë tek represioni i revoltës që ka provokuar të paktën 164 të vdekur një zbatim të asaj që për të është një ndarje funksionale e punës në Azinë Qendrore, ku Pekini preferon një prani ushtarake të kufizuar dhe, për shumë aspekte, prapa kuintave: Xi Jinping i lë Vladimir Putinit furinë e armëve dhe i rezervon vetes plaçkën ekonomike. Amerika është larg dhe ka braktisur tashmë çfarëdo lloji roli në këtë pjesë të botës, jo kështu Bashkimi Europian, i cili është i dobët dhe i çarmatosur, një xhuxh politiko – ushtarak që në këtë pikë vë në rrezik edhe gjigandin ekonomik.
Kompeticioni është i ndezur edhe në Afrikë, ku Kina vihet në kontrast me Europën ose më mirë me disa vende, duke filluar nga Franca. Rruga e Re e Mëndafshit, Belt and Road Iniciative, është në realitet një rrënjë që përfshin të pesta kontinentet. Në rrjetën e dendur të partneriteteve de aleancave strategjike ku në mënyrë të pamatur ka përfunduar edhe Italia, është ngecur Republika Demokratike e Kongos (ish belge), ku saktësisht një vit më parë kanë humbur jetën ambasadori italian Luca Attanasio, karabinieri Vittorio Iacovacci dhe shoferi Mustapha Milambo, të vrarë në një sulm ndaj një karvani të World Food Programme në rrugën për Goma. Kongoja pret 51% të rezervave botërore të kobaltit sipas llogaritjeve të fundit të US Geological Survey dhe është përgjegjës për 64% të prodhimit global. Për Pekinin është thelbësor. Republika Popullore e Kinës qysh në 2019 kontrollonte 8 prej 14 kompanive të përfshira, domethënë rretj gjysmës së output të vendit. “Jemi një prej vendeve më të pasur të planetit, megjithatë bashkëkombasit e tij janë ndër më të varfërit e botës, ankohet mjeku kognolez Çmim Nobel për Paqen Denis Mukwege. Realiteti tronditës është se pikërisht bollëku i resurseve tona natyrore, ar, koltan, kobalt dhe minerale të tjera strategjike, është shkak parësor luftërash, dhune ekstreme dhe varfërie absolute”. Deri më sot, ka pasur rreth 6 milion të vdekur prej shkaqeve direkte dhe indirekte të konfliktit, atyre u shtohen 4 milion refugjatë. “Kur i jepni makinës tuaj elektrike apo kur përdorni smartfonin tuaj, vazhdon doktor Mukwege, harxhoni 1 minut për të reflektuar mbi koston humane që është prapa prodhimit të këtyre objekteve. Si konsumatorë, le të kërkojmë sa më pak të pretendoni që janë realizuar në respektimin e dinjitetit njerëzor. Rrotullimi i kokës nënkupton se jeni bashkëpunëtorë”. Ama kujdes të mos ekzagjerohet me “kolonizimin kinez” të Afrikës. Pekini po ndeshet me një zinxhir vështirësishë dhe dështimesh, kështu që ka vendosur një ngushtim mbi kreditë e dhëna andej këtej që nuk do të kthehen kurrë nga qeveri të dobëta dhe të korruptuara që pengojnë rënien e kontinentit të pafundëm. Shumë investime kanë rezistuar jprodhuese, duke filluar nga ato infrastrukturore, edhe për të shkaktuar konflikte kulturore në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Nga ana tjetër, resurset afrikane u lëshojnë lëng nga goja të gjithëve dhe uraniumi është në majën e listës. Politika e jashtme franceze prej kohësh ka një dimension “atomik”. Nga force de frappe tek centralet elektrike, furnizimimi me material radioaktiv është jetik. Nigeri në zemër të Afrikës sahariane është furnizuesi i privilegjuar dhe ndërhyrja ushtarake në Mali në 2012 ku ka marrë pjesë në mënyrë aktive Italia, ka shërbyer jo vetëm për të bllokuar ekspansionin e fondamentalizmit islamik, por edhe të mbrojë fqinjin e pasur, por të brishtë. Italianët nuk janë jashtë loje, përkundrazi, edhe pse ndodh në një farë mënyre nën gjurmë. Në Mali përkrah të francezëve (me të cilët nuk mungojnë shkëndija të tjera në zona të tjera afrikane, duke filluar nga Libia), në Afganistan me amerikanët. Në Kazakistan interesi kombëtar quhet gaz: metani për Italinë është sot resurs strategjik ashtu siç është uraniumi për Francën. Dhe varësia për Moskën shtyn të kërkohen alternativa në të gjithë fushën. 18% e eksportit kazak është i drejtuar në Itali. ENI posedon 16.8% në vendburimin petrolifer të Kashganit në Detin Kaspik dhe 29.25% në gazin e Karachanagut. Po ENI ka një prani konsistente në Republikën e Kongos (ish franceze), si me vendurime off dhe on shore, ashtu edhe me rafinimin. ENEL operon prej vitesh në Kili ku do të ndërtojë impiantin më të madh fotovoltaik në shkretërirën e Atacama. Bashkë me Siemens dhe Porsche, një fabrikë në Patagoni për të prodhuar karburant nga ajri dhe nga uji, duke e kombinuar CO2 e kapur me hidrogjenin e gjelbër. Politika e jashtme bëjnë grupet e mëdha me pjesëmarrje shtetërore dhe ndoshta është një e mirë duke parë dobësitë e partive politike. Kjo nënkupton që në botë janë italianët, nuk është Italia. Disa evokojnë me brengë të sinqertë shpirtin e Enrico Mattei, por ai është djegur saktësisht 61 vite më parë, në atë 27 tetor 1962, midis flakëve të avionit të tij në Bascapè.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA