Të dashur anëtarë të organizatës kriminale “plehrat”, deklarata e fortë e Nokës në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër maxhorancën, ndërsa theksoi se hallet e kësaj qeverie janë bashkëpunimi me krimin. Noka tha se, afera e inceneratorëve i ka shpërfytyruar këtë qeveri.

“Të dashur anëtarë të organizatës kriminale të quajtur plehrat, të dashur kanabistë, të nderuar kolegë dhe qytetarë, sigurisht që organizata kriminale e quajtur plehra, prej vitesh nuk ka pasur në axhëndën e saj shqetësimet dhe hallet dhe as zhvillimin e këtij vendi. Edhe sot me këtë rend dite, demonstrojnë se ka pasur vetëm këtë axhendë; t’i vjedhin dhe rrjepin qytetarët, për të fuqizuar bandat. Kreu i organizatës së plehrave nuk humbi asnjë minutë kohë për të vjedhur për shqiptarët. Pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri. Ku ka turp më të madh se rizgjedhja e Gjinusht. Ju nuk skuqeni dhe zverdheni. Ju të jeni dhe klientët tuaj, për ju shqiptarët nuk ekzistojnë”, tha Noka, ndërsa vijoi fjalën edhe pse iu hoq mikrofoni.

About Redaksia

Check Also

Favori që Gjykata AntiKushtetuese vijon t’i bëjë çështjes në Gjykatën e Straburgut të Z. Berisha…

Nga Adriana KALAJA Vijon konseguenca e Gjykatës AntiKushtetuese, në shërbim të regjimit, por nga ana …

Leave a Reply