Aksident në Tiranë, humbin jetën dy persona

Një tjetër person ka humbur jetën nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Fortuzaj të Tiranës duke e çuar në dy numrin e viktimave.

Policia njoftoi se edhe Denis Çali, 33 vjeç, i cili fillimisht mbeti i plagosur nga kjo ngjarje, ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve.

Ai po udhëtonte së bashku me 26-vjeçarin Brusild Gjyla kur makina e tyre tip “Range Rover” ra në humnerë. Gjyla humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, Brusild Gjyla, 26 vjeç, dhe Denis Çali, 33 vjeç, kanë ndërruar jetë”, njoftoi policia.

About Redaksia

Check Also

Dosja/ Veliaj pagoi 50 mijë euro punonjësin e Ujësjellesit, ai i dërgoi 22 mijë euro Ajolës

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se emisionin ‘Debat’ me gazetaren …

Leave a Reply