Messi debuton me gol spektakolar, i siguron fitoren Inter Miamit

Lionel Messi debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me Interi Miamin, duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.

Këtë të shtunë, sipas kohës tonë lokale, Inter Miami luajti ndaj Cruz Azul në Kupën e Ligës.

Ndeshja e zhvilluar në “DRV PNK Stadium” përfundoi me rezultatin 2:1 në të mirë të skuadrës nga Miami.

Messi ishte vendimtar në këtë fitore, pasi shënoi në minutën e katërt shtesë – 90+4′.

Goli i yllit argjentinas ishte tejet i bukur. Ai shënoi nga gjuajtja e lirë.

36-vjeçari në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e 54-t.

Debutimin e regjistroi edhe Sergio Busquets, i cili gjithashtu hyri në lojë si zëvendësues, bashkë me Messin.

Robert Taylor (44′) e shënoi golin e parë për Inter Miamin, kurse golin e vetëm për Cruz Azul e shënoi Uriel Antuna (65′).

About Redaksia

Check Also

Xhaka mes Leverkusenit dhe Milanit…

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes ka folur për të ardhmen e Granit Xhakës. …

Leave a Reply