Mbappe lihet jashtë nga PSG për turneun në Japoni, ndërhyn Sindikata

Pas lënies jashtë të Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini për turneun në Japoni, UNFP, sindikata për lojtarë profesionistë në Francë, do të ndërhyjë në orët në vijim.

Të premten mbrëma, PSG-ja publikoi listën me futbollistët e ftuar për turneun para-sezonal, në të cilën nuk figuron emri i yllit francez.

Ky vendim i klubit parisien e bën edhe më të paqartë të ardhmen e Mbappes. Ai ishëtë i vendosur për të mos e rinovuar kontratën, teksa klubi i ka dhënë ultimatum që të rinovojë ose të largohet këtë verë.

Kontrata e reprezentuesit të Francës skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas “RMC Sport”, UNFP tani është vendosur të ndërhyjë në këtë rast. Në orët në vijim pritet një deklaratë për shtyp, e cila do të kujtojë se duhet respektuar neni 507 i statutit të futbollit profesional.

Neni thotë se klubet duhet t’u japin lojtarëve të tyre nën kontratë mjetet për t’u stërvitur për t’i lejuar ata të arrijnë ose të mbajnë një nivel të mjaftueshëm fizik për t’i lejuar ata të konkurrojnë në një nivel profesional.

About Redaksia

Check Also

Hidhet shorti për play-off, Manchester City përballë Real Madridit

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën e play-offit në Ligën e …

Leave a Reply