Një e premte e zezë me 11 viktima, si në një vend pa shtet, reagon Berisha

Nga Sali BERISHA

Dje ishte një ditë tragjike në ujërat shqiptare dhe jo vetëm në to.

Në ujërat e liqenit të Banjës u mbytën Arben Zogu, 46 vjeç me dy djemtë e tij, Rubens Zogun, 19 vjeç dhe Esti Zogun, 14 vjeç si dhe kushëririn e tyre Melsi Zogun, 20 vjeç.

Kjo tragjedi e madhe familjare, që ka tronditur thellë shoqërinë tonë ishte plotësisht e parandalueshme, në rast se do të ushtroheshin përgjegjësitë shtetërore për përdorimin e liqenit për qëllime turistike, plazhi dhe noti.

Por, shteti, për qytetarët nuk ekziston.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe banorëve të Gramshit për këtë tragjedi të rëndë familjare, dënoj me ashpërsinë më të madhe indiferencën kriminale për sigurinë në ujërat e vendit, që shprehet kudo dhe në të gjitha fushat, ndërsa dje ka pasur edhe 7 viktima të tjera në ujëra, rrugë, kabina elektrike etj. sb

About Redaksia

Check Also

Nën hetim nga SPAK, Rama merr në mbrojtje edhe Bushkën!

Edi Rama ka marrë në mbrojtje edhe deputeten Klotilda Bushka e cila është në hetim …

Leave a Reply