Aksident tragjik në aksin Lezhë- Shkodër, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër me dy të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja e rëndë u shënua te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit” rreth orës 5:10.

Burimet bëjnë me dije se nje automjet Fiat ka goditur nga pas një zetor, ku nga përplasja e fortë kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it.

Policia bëri të ditur se si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi Prend Marku, 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Martin Gjoka, 54 vjeç.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 5:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”, shtetasi Prend Marku, banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit “Fiat” shtetasi Prend Marku, 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Martin Gjoka, 54 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply