Berisha: Nga Blendi Gonxhe te Agron Çela u përfshinë në farsën e Rrogozhinës

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi me emra bandën që terrorizoi Rrogozhinë për vjedhjen e zgjedhjeve. Berisha tha se, nga Blendi Gonxhe te Agron Çela u përfshinë në farsën e Rrogozhinës.
“Këtu janë përgatitur sekuenca nga dita e djeshme, ku dëshmojnë se në krye të bandës që terrorizoi qytetarët e Rrogozhinës dje, përveç Erion Veliajt, qëndronte Blendi Gonxhe, një nga hajdutët më të shpifur të kësaj administrate.
Afrim Qendro, hajdut me damkë, i njohur për vjedhjet e tij në rrugën Tiranë-Elbasan dhe shumë vjedhje të tjera.
Deputeti Agron Çela, edhe ky njeri që nga fryn era, nga i del biznesi, kthen flamurin.
Famozi Valdrin Pjetri, ish-kandidati i diskredituar i Shkodrës, Etjen Xhafaj, deputet-vegël e verbër e Erion Veliajt, Taulant Tusha, Nuredin Bushi, Blerim Shera dhe shumë të tjerë, të cilët kryen akte antiligjore në fushatën e djeshme.
Këtu i keni votimet kolektive, votimet me familje, deklaratat dhe prandaj sipas interesit, mund t’i ndiqni”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply