Mbappe në Arabinë Saudite? PSG pranon ofertën e Al-Hilal prej 300 milionë eurosh

Paris Saint-Germaini është i gatshëm të pranojë ofertën rekord prej 300 milionë eurosh të Al-Hilal për Kylian Mbappen.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raportoi këtë të hënë se klubi saudit ka dorëzuar ofertën e parë zyrtare te PSG-ja në mënyrë që të nisë bisedimet për yllin francez.

Oferta ka vlerën e 300 milionë eurove, që është rekord botëror. Transferimi më i shtrenjtë mbetet ai i Neymarit nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro.

“L’Equipe” tani ka raportuar se PSG-ja do të pranojë ofertën, nëse ata arrijnë të bindin Mbappe të bëjë lëvizjen drejt Lindjes së Mesme.

“Le Parisien” raportoi gjatë fundjavës se presidenti i kampionëve francezë, Nasser Al Khelaifi, kontaktoi 24-vjeçarit për ta inkurajuar atë të dëgjonte ofertat këtë verë.

Gjithashtu raportohet se parisienët i kanë dhënë lejen Al-Hilalit që të nisin bisedimet edhe me Mbappen.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i ish-sulmuesit të Monacos.

About Redaksia

Check Also

Dalin pamjet, ja si i motivoi Ronaldo bashkëlojtarët para finales ndaj Spanjës

Portugalia triumfuoi ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve pas ekzekutimit të penalltive, duke e fituar …

Leave a Reply